Kryeministri Zaev në Samitin "Maqedoni 2025": Qeveria nuk do të kursejë dhe do të investojë në forcimin e potencialit teknologjik dhe njerëzor në vend

Kryeministri Zaev  në seancën e sotme të panelit në hapjen e Samitit “Maqedoni 2025, nënvizoi se Qeveria, ashtu si vendet e tjera në botë, është e përqendruar në ekologji, energji, kursim të energjisë, dixhitalizim dhe pasi të kapërcejë krizën KOVID është e gatshme për një restart të shpejtë dhe avancimin e reformave në lidhje me administratën, të cilat, siç theksoi Kryeministri, kanë filluar dhe synojnë rritjen e efekteve të administratës publike.

Kryeministri Zaev lidhur me çështjen e përmirësimit të ambientit afaristë në vend, theksoi se qëllimi kryesor i Qeverisë është të mos kursej dhe të investojë në forcimin e potencialit teknologjik dhe njerëzor të vendit tonë, duke theksuar se fuqia punëtore e lirë nuk duhet të jetë karakteristikë themelore për të investuar por për të shfrytëzuar mundësinë që vendi ynë është akoma tërheqës për investime në drejtim të taksave të ulëta dhe çmimeve më të ulëta të burimeve.

"Shteti është i gatshëm të mos kursejë para, të mos kursejë burime dhe çdo potencial për të investuar në forcimin e këtij potenciali teknologjik dhe njerëzor në vend, ne thamë se përparësia jonë është njeriu, ne kemi një arsim përgjithësisht të mirë që duhet t'i përshtatemi trendëve të modernizimit në nevojat e tregut të punës", tha Kryeministri.

Qëllimi ynë kryesor është të rrisim konkurrencën e kompanive, mikro kompanive, për t’i bërë bizneset konkurruese. Kjo gjithashtu varet nga produkti i punës. Qytetarët, biznesmenët, punëtorët të gjithë së bashku arritën ta sfidojnë krizën dhe ti ruajnë vendet e tyre. Ne synuam 200,000 vende pune, pas analizës shpëtuam 80,000 vende pune që do të humbnin nëse nuk do të zhvillonim paketa të tilla ekonomike, pasi e gjithë bota po zhvillohet dhe kjo jep rezultate. Është shumë e rëndësishme që kemi ndihmuar kategoritë e prekshme të qytetarëve dhe të varfërve për të kapërcyer këtë krizë," tha Kryeministri Zaev, duke informuar në lidhje me katër paketat për të mbështetur kompanitë dhe qytetarët gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike.

 

 

 

 

Ai nënvizoi se Qeveria është e përkushtuar në ekonomi, për të maksimizuar të gjitha burimet e brendshme dhe potencialin njerëzor si intelektualë, profesorë, praktikues të biznesit, të cilët mund ta ndihmojnë vendin në drejtim të forcimit të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të Maqedonisë Veriore.