Kryeministri Zoran Zaev dërgoi dhurata të Vitit të Ri për 126 fëmijë në 23 shtëpi grupore dhe në Qendrën strehuese për fëmijë pa strehë, ndërsa me disa prej tyre pati rastin edhe të takohet në ngjarjet lidhur me festat e Vitit të Ri.
“Në këtë periudhë të vitit, viteve të kaluara gjithmonë bashkë, me numër të madh të fëmijëve shoqëroheshim dhe përqafoheshim , duke uruar shëndet, fëmijëri të lumtur dhe realizim të të gjitha dëshirave. Ky vit na gjeti në kushte krejtësisht ndryshe dhe për shkak të pandemisë nga virusi korona nuk mundemi që me më shumë fëmijë dhe bashkë të gëzohemi për Vitin e Ri. Si Qeveri jemi të përkushtuar në nxitjen dhe zhvillimin e fëmijëve, t’u jepet liri për shprehje të duhur të aftësive të tyre, ndjenjave, kreativitetit, gjindshmërisë, të kenë aftësi për sjelljen e vendimeve të guximshme në jetë. Të jetojnë me vetëbesim dhe sigurt”, theksoi Kryeministri Zaev në fabrikën “Evropa” që e vizitoi bashkë me fëmijët me Sindromin Daun nga grupi “Veternica”.
Gjatë kohës së vizitave një prej punëve më të rëndësishme që mund të vërehen në shtëpitë e vogla grupore ishte gëzimi për shkak të festave, si dhe ajo që nuk janë vetëm vend i jetesës, por vend në të cilin fëmijët rriten me dashuri dhe e ndajnë atë ngrohtësi dhe dashuri mes vete dhe me mysafirët e tyre.