Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, sot në Strumicë inspektoi dëmet e bëra pas zjarrit që shpërtheu natën e kaluar në qendrën tregtare "Global".
Gjatë inspektimit u shpreh keqardhje të madhe për pamjen e tmerrshme nga zjarri, i cili kaploi dyqanet në katin përdhesë dhe u përhap në katin e parë.
Kryeministri Zaev shprehu keqardhje për katastrofën e rëndë dhe aksidentin që preku ndërtesën e qendrës tregtare.
"Ndërtesa është në një zonë të populluar dhe qytetarët mund të shihnin zjarrin që kaploi objektin. Dëmet materiale janë të mëdha, dëme të pariparueshme ekonomike u janë shkaktuar subjekteve afariste që funksionojnë dhe sigurojnë jetesën e tyre nga këtu. Është mirë që nuk ka të lënduar dhe viktima njerëzore", tha kryeministri Zaev.
При увидот беше и изразена голема благодарност до пожарникарните служби, на Струмица, како и од околината, Кавадарци, Штип, Валандово и Радовиш кои несебично се заложија да се локализира пожарот и за среќа немаше човечки жртви.
Gjatë inspektimit, u shpreh mirënjohje e madhe për shërbimin e zjarrfikësve në Strumicë, si dhe nga zona përreth, në qytetet Kavadarci, Shtip, Valandovë dhe Radovish, të cilët siç u me vetëmohim u angazhuan për lokalizimin e zjarrit dhe për fat të mirë nuk pati viktima njerëzore.
"Faleminderit shumë brigadave të zjarrfikësve që luftuan me zjarrin deri në 4 të mëngjesit. Ne jemi mirënjohës për sakrificën e treguar nga zjarrfikësit nga Strumica dhe në komunat përreth", tha kryeministri Zaev
"Global është një simbol i Strumicës moderne, tregu i Strumicës është një vend ku Strumica mblidhet dhe shpirti Strumicës jeton", tha Zaev, duke njoftuar solidaritetin dhe kohezionin nga komuniteti, sektori i biznesit, institucionet dhe komuna si dhe të gjithë qytetarët.
"Të gjithë do të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme! Do të ndihmojmë të gjithë së bashku!", tha kryeministri, duke premtuar ndihmë nga institucionet për riparimin e dëmeve materiale.
Ai nënvizoi se tani për festat e Krishtlindjes, të gjithë qytetarët dhe institucionet do të tregojnë solidaritet dhe unitet dhe u dërgoi një mesazh qytetarëve të dëmtur që menjëherë nesër, do të organizohet një solidaritet masiv dhe aksion i punës për kthimin e jetës së banorëve të Strumicës në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.