Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot i vizitoi hapësirat e reja të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Zaev:
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me mandatin e dytë vazhdon me sukses ta ndërtojë konceptin për Një shoqëri të barabartë për të gjithë. Shoqëria jonë është e ndërtuar nga qytetarë me veçori të ndryshme etike, gjuhësore, kulturore, religjioze ose veçori të tjera që janë pasuri e jona.
Dhe të gjithë ata, pjesëtarët e bashkësive të ndryshme etnike, janë pjesë e mozaikut tonë të quajtur Maqedonia e Veriut dhe japin kontribut personal dhe të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë sonë multikulturore dhe multietnike.
Duke respektuar vlerat evropiane, si Qeveri sigurojmë mbrojtje të të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me jetën politike dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, duke respektuar zbatimin e së drejtës së përdorimit të gjuhës dhe shkrimin e bashkësive dhe garantim i mbrojtjes së identitetit etik, kulturor, gjuhësor dhe religjioz të komuniteteve.
Dhe me këtë qëllim sot gjendemi në objektin e ri të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku mes institucioneve tjera do të jetë edhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, e cila u themelua me një qëllim – në mënyrë më të mirë t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.
Duke siguruar zgjidhjen e hapësirave sigurohen kushte për realizimin e punëve që kanë të bëjnë me funksionimin e sistemit politik, realizimin e prioriteteve strategjike lidhur me detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, si dhe sigurimi, koordinimi dhe harmonizimi i punës së organeve të administratës shtetërore për zbatimin e kësaj Marrëveshje.
Duke realizuar programin dhe kornizën strategjike, duke përforcuar institucionet, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon me përkushtim të punojë në shoqëri që nuk bën dallim mes qytetarëve jo-shumicë dhe shumicë, shoqëri e barazisë.
Parimet dhe vlerat evropiane janë kyçe për rrugën tonë në të cilën gjendemi dhe të cilat janë unifikim dhe respektim i identiteteve individuale dhe kolektive, kujdes për dallimet dhe kategoritë e prekshme të qytetarëve, respektim i multikulturalizmit dhe dialogut interkulturor.
Tani me shumë besim, përkushtim dhe unitet, të përkushtohemi në ndërtimin e standardeve evropiane në vend. Ato standarde janë përgjegjësi dhe llogaridhënie para qytetarëve në luftën për Një shoqëri për të gjithë. Janë luftë pa kompromis me korrupsionin dhe krimin për të siguruar jetesë dinjitete në vendin tonë. Kjo është në mandatin e të gjithë ministrave dhe zëvendëskryeministrave të Qeverisë, kjo është në mandatin e Qeverisë, besoj se së bashku do të lëvizim drejt atij qëllimi”.