Zaev me rastin e Krishtlindjes: Në festën e jetës së re të bashkuar rreth vlerave krishtere universale dhe të bashkuar në dashuri, ta kalojmë të keqen që e shënoi vitin e kaluar dhe të vazhdojmë me krijimin e veprave dhe vlerave të denja për t’i kujtuar

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë, dërgoi urim me rastin e festës së madhe të krishterë Lindjes së Krishtit – Krishtlindjes uron kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkop i Ohrit dhe Maqedonisë z.z Stefan, anëtarët e sinodit, klerikët dhe murgjve, si dhe gjithë besimtarëve ortodoksë në vendin tonë.
Në urim Kryeministri Zaevi shpreh dëshirën në zemrat e të gjithë besimtarëve për të ketë dashuri, paqe, qetësi, gëzim dhe respekt të pakushtëzuar në frymën e festës së gëzimit dhe shpresës, të cilën këtë vit ne e festojmë në kushte të veçanta që solli pandeminë COVID-19 në nivelin botëror.
“Pikërisht tani kur po përballemi me sfida jashtëzakonisht serioze, simbolika e festës më të bukur familjare është mundësi për t’iu drejtuar vetes dhe të dashurve tanë. Le të ndiejmë ngrohtësinë e shtëpisë familjare, gëzimin e bashkimit dhe dashurinë e fqinjëve tanë. Le të përhapim mesazhin e Krishtit, i cili vazhdimisht na kujton se në mëshirë dhe solidaritet me tjetrin ne jemi të realizuar si individë. Në festën e jetës së re të bashkuar rreth vlerave universale të krishtera dhe të bashkuar në dashuri, le ta mposhtim këtë të keqe dhe të vazhdojmë në rrugën evropiane, duke krijuar vepra dhe vlera të denja për t’u kujtuar”, shkruan kryeministri Zaev në letrën me rastin e Krishtlindjeve.
Në urimin e Krishtlindjes, Kryeministri Zaev apelon që të festojmë festat në rrethin e shtëpisë, të tregojmë përgjegjësi ndaj vetes, familjes dhe shtetit duke respektuar rekomandimet për distancë fizike dhe mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, në mënyrë që të mbrojmë veten dhe shëndetin e të afërmve tanë.
“Urime festën e madhe krishtere – Krishtlindjen! Krishti lindi! Me të vërtetë lindi! Rrini në shtëpi në shëndet të mirë! Ju uroj ditë të lumtura festive mes të dashurve tuaj”, thuhet në letrën me rastin e festës së madhe krishtere Lindjes së Krishtit – Krishtlindjes, nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.