Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, përfaqësues të MASH-it dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit këtë javë po i intensifikojnë debatet për draft-konceptin e propozuar për arsimin fillor. Gjatë kësaj jave, çdo ditë organizohen takime dhe debate me grupe të ndryshme ndërsa qëllimi është që përmes këtij procesi konsultativ të miratohet reformë arsimore që është në interesin më të mirë të fëmijëve. Deri në fund të javës janë paraparë takime me drejtorët e shkollave, mësimdhënësve, ASHAM dhe palët tjera të interesuara. Ministrja Carovska të mërkurën do të marrë pjesë në takim me drejtorët e shkollave, të enjten me mësimdhënës ndërsa të premten me anëtarët e ASHAM.
Debati publik për konceptin e ri filloi në mes të dhjetorit dhe do të vazhdojë të rrjedh edhe në periudhën e ardhshme. Nga debatet e deritanishme, kanë dalë një sërë sugjerimesh dhe komentesh konstruktive dhe të dobishme, ndërsa deri më tani kanë qenë të përfshirë në mënyrë aktive përfaqësues nga të gjitha institucionet relevante, profesorë universitar, mbi 4.000 mësimdhënës, por edhe nxënësit dhe prindërit.
Në debatin që nga fillimi janë përfshirë udhëheqja e SASHK-ut, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet si UNICEF-i, Banka Botërore, USAID-i, Ambasadat Britanike dhe Zvicerane dhe Delegacioni i BE-së dhe BNJVL-së. Të gjithë shprehën mbështetje, sepse reformat duhet të rezultojnë cilësi në arsimin fillor.
U mbajtën edhe konferenca online me profesorë, mësimdhënës, përfaqësues të arteve, muzikës dhe veprimtarisë së dramës. Janë të realizuara takime dhe debate me asamblenë studentore dhe me profesor të FSHMN-së.
MASH-i rikujton se deri të mërkurën, 20 janar të gjithë kanë mundësi nëpërmjet postës elektronike të dorëzojë vërejtje, komente dhe propozime për konceptin e cila është e publikuar në ueb faqen e internetit të MASH-it. Deri më tani kanë arritur numër i konsiderueshëm i sugjerimeve dhe komenteve konstruktive që do të merren parasysh.
Koncepti i ri është pjesë e Strategjisë së MASH-it për vitin 2018-2025, është parashikuar me Ligjin për Arsimin Fillor i miratuar një vit më parë dhe është pjesë e programit qeveritar.