Zaev: Pas më shumë se dhjetë viteve nxënësit e SH.F. “Vera Jociq” në lagjen Hipodrom kanë sallë sportive bashkëkohore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, e lëshuan në përdorim sallën e re sportive në kuadër të SH.F. “Vera Jociq” në lagjen Hipodrom, Komuna e Gazi Babës.

Në mandatin e kaluar të Qeverisë, barakat e vjetra të Shkollës Fillore “Vera Jociq” u zëvendësuan me objekt të ri modern për 600 nxënës.

“Një vit më vonë, në kushte pandemie me COVID-19 e përfunduam ndërtimin e sallës së sportit të kësaj shkolle. Më shumë se 10 vite nxënësit nuk kishin sallë sportive funksionale, ndërsa orët i mbanin në holin e shkollës. Salla e re është në hapësirë prej 650m2 me pajisje të tërësishme me dhe rekuizite, tualete, dhoma zhveshjeje dhe dushe. Objekti është me energji efikase me qasje për persona me aftësi të kufizuara. Me sallën e sportit kompletohet funksionaliteti i Shkollës Fillore “Vera Jociq” e cila u përfundua këtë vit në korridoret u dëgjua zëri i fëmijëve, gëzimi i prindërve të tyre dhe të qytetarëve tjerë të Komunës”, tha Kryeministri Zaev.

iç theksoi kryetari i Komunës Georgievski, salla e re ka pajisje të tërësishme sportive, rekuizite, dhoma zhveshjesh me tualete dhe dushe. Kjo është një strukturë me energji efikase e lidhur me rrjetin e ujit të ngrohtë.

“Gazi Baba në të kaluarën ishte harruar plotësisht nga institucionet, por tani kemi një partner të besueshëm në Qeveri, me të cilin punojmë së bashku në interes të qytetarëve. Si kryetar i Komunës së Gazi Babës, unë jam mirënjohës për mbështetjen e madhe që komuna ka nga Qeveria në realizimin e projekteve të planifikuara ”, konkludoi kryetari i Komunës Georgievski.

Në bashkëngjitje fjalimi integral i Kryeministrit Zaev:

“Një nga përcaktimet strategjike të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është mbështetja e njësive të vetëqeverisjes lokale për pavarësinë e tyre të plotë financiare. Me decentralizimin maksimal të pushtetit ne krijojmë kushte për të siguruar atë që qytetarët presin drejtpërdrejtë nga komunat e tyre: jetë e denjë me të gjitha lehtësitë drejtpërdrejtë në bashkësinë e tyre lokale.

Këto pritje të qytetarëve në vendbanimin Hipodrom në Komunën e Gazi Babës janë realizuar në masë të madhe.

Në mandatin e mëparshëm të Qeverisë, barakat e vjetra të shkollës fillore "Vera Jociq" u zëvendësuan me një objekt të ri, modern shkollor për 600 nxënës, me 12 klasa, gjashtë kabinete, hapësirë për mësuesit dhe me bibliotekë.

 

Bashkë me Komunën kemi ndërtuar një objekt që plotëson të gjitha kushtet dhe standardet për realizimin e procesit arsimor në një mënyrë cilësore.

Një vit më vonë, në kushte të pandemisë me COVID-19 e përfunduam edhe ndërtimin e sallës sportive të shkollës.
Për më shumë se dhjetë vjet, nxënësit nuk kishin një sallë funksionale sportive dhe orët mbaheshin në holin e shkollës. Salla e re është në një sipërfaqe prej 650 m2, e pajisur plotësisht me pajisje sportive dhe rekuizita, tualete, dhoma zhveshjesh me dushe. Objekti është me efikasitet energjetik me qasje për personat me aftësi të kufizuara.

Me sallën e sportit kompletohet funksionaliteti i Shkollës Fillore “Vera Jociq” e cila u përfundua këtë vit në korridoret u dëgjua zëri i fëmijëve, gëzimi i prindërve të tyre dhe të qytetarëve tjerë të Komunës

Këtë vit realizojmë edhe një projekt të përbashkët me interes të posaçëm të banorëve të Gazi Babës, gjegjësisht vendbanimit Hipodrom.

Bashkë me Elektranat e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht me filialin e tyre “Energetika”, rreth 1.000 familje dhe objekte biznesi do të lidhen me rrjetin e ngrohjes së ujit të ngrohtë në Hipodrom dhe në disa vendbanime të tjera.

Bëhet fjalë për investim në vlerë prej rreth 600 mijë euro i cili do të realizohet në dy-tre vitet e ardhshme.

Me këtë zgjerim të rrjetit të ujit të nxehtë në Gazi Babë, priten përfitime të mëdha për qytetarët, siç janë ulja e konsumit të energjisë elektrike për amvisëritë e kyçura në sistem, ngrohja e qëndrueshme dhe moderne e shtëpive, si dhe zvogëlimi i shkaktuesve të ndotjes së ajrit.

Do të krijohen parakushte edhe për zgjerimin shtesë së rrjetit sekondar për ngrohje të ujit, si dhe mundësi për kyçje të reja dhe përfshire më të madhe të amvisërive në të ardhmen.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e frymëzuar nga projektet me interes të menjëhershëm dhe përfitim për qytetarët, mbetet në angazhimin e saj strategjik për të bashkëpunuar me komunat dhe për të realizuar projekte të tilla dhe të tjera të ngjashme”.