Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqishëm është e vendosur ta ndryshojë imazhin dhe perceptimin në luftën kundër korrupsionit, kjo është një nga prioritetet kryesore të “Aksion 21 – standarde evropiane në vend”.
Për luftë kundër krimit dhe korupsionit nevojitet prokurori dhe organe gjyqësore të pavarura. Qeveria i ka siguruar të gjitha kushtet për reforma në gjyqësi dhe me të drejtë presim rezultat, gjegjësisht secili që ka gabuar me ligj të mbajë përgjegjësi.
Kemi vendosmëri, guxim, plan dhe njohuri se si të ballafaqohemi me korrupsionin dhe krimin
Pa dallim që zvogëlimi i perceptimit për korrupsionin është proces më i ngadalshëm nga zvogëlimi faktik, bindim se do të ndryshohet perceptimi te qytetarët, me çdo vendim të ardhshëm gjyqësor, me çdo fazë të ardhshme nga spastrimi i cili filloi dhe tregon rezultate të dukshme.
Për alarmin i cili vjen nga raporti i fundit i “Transparensi Interneshënall” jemi të vetëdijshëm dhe theksojmë se asgjë nuk do t’i mposhtë institucionet të cilat qëndrojnë në radhët e para luftarake kundër korrupsionit. Qeveria dhe qytetarët janë në anën e njëjtë kur bëhet fjalë për luftë kundër korrupsionit.
Renditja e fundit e “Transparensi Interneshënall” për indeksin e perceptimit të korrupsionit sipas të cilit Republika e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 11-të, tregon edhe se vendi e ka numrin e njëjtë të pikëve sikur edhe më parë që është tregues se nuk ka ngecje në proceset. Përmendin se organizata e njëjtë para një muaji e ka renditur Republikën e Maqedonisë së Veriut në vendin e dytë të lartë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, sipas Indeksit për integritet të qeverive në sektorin e mbrojtjes.
Hulumtimi ofron një vlerësim të hollësishëm të rreziqeve të korrupsionit në institucionet e mbrojtjes nacionale duke vlerësuar secilin vend në pesë fusha kryesore të rrezikut: financiar, operacional, personeli, furnizimet publike dhe politike. Ne arritëm të ishim më mirë se katër vende që janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian dhe gjashtë vende që janë anëtare të NATO-s. Kjo tregon një përparim të madh në transparencën dhe integritetin në punë. Qeveria ka treguar se si sigurohen vlerat dhe standardet evropiane brenda vendit.
Do të donim të theksonim se ky është një Indeks për perceptimin e Korrupsionit. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të theksohet se ky mjet i "Transparensi Interneshënall”" nuk flet nëse korrupsioni është rritur në të vërtetë, por për atë që qytetarët mendojnë për korrupsionin, i cili sigurisht është i një rëndësie të madhe. Qeveria beson se perceptimi i qytetarëve se korrupsioni është rritur është rezultat i disa faktorëve:
- Qytetarët prisnin ndryshim drastik në gjyqësinë, por terreni tregoi se instalimet korruptuese të qeverisjes paraprake të regjimit kanë depërtuar deri në poret më të vogla të institucioneve;
- Shteti ende është në procesin e ndërtimit të vetëdijes kolektive për veprimin e dëmshëm dhe shkatërrues të korrupsionit, por ryshfeti i vogël (aktiv dhe pasiv) rëndë çrrënjoset;
-Mediumet janë të lira dhe mund të raportojnë dhe njoftojnë për rastet për të cilat më parë, rrallë ose asnjëherë nuk është dëgjuar;
-Në skenën politike, partia më e madhe opozitare ende vepron kundër politikave qeveritare për sigurim të shtetit juridik, ndërsa kundërshtimi të jepet mbështetje e Ligjit për prokurorinë publike është një nga ato shembuj me të cilat VMRO-DPMNE praktikisht u ndal kundër zgjidhjes së çështjeve në të cilat ndiqen personat e dyshimtë për korrupsion të lartë.
Theksojmë se këtë vit do të vazhdohet implementimi i rekomandimeve të GREKO-s. Në gjysmën e parë të vitit, në bashkëpunim me USAID-in, do të zbatohet test për vlerësim të integritetit të anëtarëve të Qeverisë, këshilltarët e tyre dhe bashkëpunëtorët e jashtëm. Kjo do të kontribuojë për vrojtim të dobësive eventuale në sektoret individuale, ndërsa me atë do të parandalohet edhe korrupsioni në kohë. Testi do të tregojë se cilat sektore janë më të rrezikshme në pikpamje të korrupsionit, dobësia për menaxhim të situatave të krizave nga ana e funksionarëve. Ashtu do të mundësohet alokim adekuat i resurseve, përforcim i kapacitetit të institucioneve, sigurim i shërbimeve më efikase dhe në kohë ndaj qytetarëve.
Ka filluar procesi për vendosjen e tërësishme të projektit për Interoperabilitet ndërmjet Institucioneve antikorruptuese të cilat përgjigjen para Qeverisë. “Përmes këtij projekti do të mundësohet këmbim i sigurt dhe efikas i të dhënave për lëndët e lidhura me korrupsionin, nëpërmjet rrugës elektronike. Në atë mënyrë do të kemi rezultate të shpejta dhe efikase në zgjidhjen e rasteve për të cilat ekziston dyshim për korrupsion. Askush nuk do të guxojë të fshehë dhe ngadalësojë raste, ku ka dyshime për korrupsion.
Do të punohet në ekipim dhe digjitalizim të qendrave hetuese në Prokurorinë Publike, që do të kontribuojë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit përmes zgjidhjes së shpejtë të lëndëve. Tani, nga 23 prokurori themelore publike në shtet, vetëm 4 prokurori kanë qendra hetuese të cilat edhe pse janë operative, nuk i kanë kapacitetet e nevojshme, nuk janë ekipuar, as digjitalizuar.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është më lartë në agjendën e mandatit të kësaj Qeverie.