“Ekonomia lëviz. Edhe në vitin 2020 kur në tërë botën është pandemi, ne kemi një prej rezultateve më të mira në kontinentin evropian”, tha Kryeministri Zoran Zaev në mbledhjen për pyetje të deputetëve në Kuvend, duke u përgjigjur për gjendjen ekonomike në vend dhe për realizimin e investimeve kapitale në vend.
“Gjatë pandemisë paga rritet. Në këto vite të kaluara, për 60% është rritur paga minimale. Për 30% është rritur paga mesatare, tani është 27 mijë denarë. 300% janë ndihmuar qytetarët në mënyrë sociale. 99% Buxheti i pagoi të ardhurat, që në vetvete dëshmon se sa jeton ekonomia në vend, falë masave, transparencës, ndihmës që kemi dhënë. Kjo është rruga që shteti duhet ta vazhdojë", tha Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë Zaev, shpjegoi aktivitetet në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës. Ai theksoi se vetëm "në rajonin lindor Kumanovë-Kriva Pallankë, 180 milionë euro të parave buxhetore janë investuar në rrugë dhe hekurudha", si dhe se "70 milionë euro financohen nga rrugët lokale në komuna", pasi që u lanë 300 milionë euro borxhe nga qeveria e mëparshme, të cilat borxhe u lanë dhe është vazhduar t’u ndihmohet.
"Po investohet ashtu siç është përshkruar – deri sa ndërtohet, po projektohet. Këtë vit ne fillojmë me projektin dhe ndërtimin e autostradës Prilep - Manastir, fillojmë me realizimin Manastirit - Mexhitlija, përfundon dokumentacioni i projektit Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe fillojmë me ndërtimin. Këtë vit, dokumentacioni i projektit Trebenishte - Strugë - kufiri shqiptar duhet të kompletohet, sepse as për UNESCO-n nuk jeni kujdesur, as për asgjë. Rruga Veles - Kavadar - Prilep vazhdon, është shpallur tenderi për kontraktues të rinj, në vend të të gjitha procedurave të mëparshme për të cilat po zhvillohen procedurat penale në gjykatat. Dokumentacioni i projektit u përgatit në rrugën Shkup - Bllacë, në Kërçovë - Bukojçan, në Kumanovë - Rankovc - Kriva Pallankë - kufiri Bullgar, gjegjësisht në të gjitha rrugët lindore, perëndimore dhe qendrore në Maqedoninë e Veriut. Po punohet në dokumentacionin e projektit Bukojçan - Gostivar - Tetovë. Gjysma e rrugës Shtip - Radovish është ndërtuar. Gjysma tjetër është duke u ndërtuar, 54 milionë euro. Me 60 milionë euro me sukses po ndërtohet rruga për në kufirin bullgar, autostradën Kumanovë - Rankovc - Kriva Pallankë - kufiri bullgar. Shtip - Krupishte është vënë në përdorim. Sveti Nikollë - Kumanovë, që nga viti 1960, pasi u ndërtua - për herë të parë është rindërtuar plotësisht," tha Kryeministri Zaev.
Në pjesën e energjetikës, Kryeministri Zaev tha se për së pari herë ka 10 kompani të interesuar për hidrocentralin Çebren dhe Galisht.
“Pas 30 vite bisedimesh që ky projekt të ketë sukses, Çebreni do të ketë sukses, sepse kemi kompaninë më të mëdha franceze, dy austriake, një greke, një spanjolle, një turke, dy kompani kineze dhe të tjera evropiane, gjithsej 10, nga të cilat 9 kaluan fazën e parë. Projekti vlen 800 milionë euro. Projekti është gjigant, rrit PBB-në, krijon një bateri të re rajonale në fushën e balancimit të energjisë në të gjithë rajonin dhe prodhim të madh, mbi 300 megavat hidroenergji. Bëhet fjalë për një projekt tërësisht ekologjik", tha Kryeministri Zaev.
Ai njoftoi se për TEC Negotino, “në fillimin e muajit mars do të shpallet thirrja për partneritet publik-privat ose për shitje, që të vihet në funksion gazi natyror dhe energji ekologjike”.
“Planifikuam një nga një të mbyllim blloqet që punojnë me qymyr dhe do të kemi sukses, vijon i pari Osllome, pas bllokut të parë në REK Bitola", njoftoi Kryeministri Zaev.
Ai i bëri thirrje opozitës të qëndrojnë së bashku kur bëhet fjalë për projektin për Qendrën Klinike në Shkup, për të cilin "është siguruar lokacioni, është miratuar plani urbanistik, ndërtohen infrastruktura, furnizimi me ujë, rruga hyrëse, gazi, furnizimi me energji elektrike", ndërsa ka edhe interes nga investitorë të njohur.
“Të qëndrojmë së bashku prapa interesave strategjike, populli ynë e di kush po i bën këto bllokada në Kuvend dhe sa kushton kjo për standardin ekonomik, apeloj që t’u shërbejmë qytetarëve dhe shtetit", tha Kryeministri Zaev në Kuvend, në pyetjet e deputetëve.