Kryeministri Zaev për energjetikën: Pas 30 viteve, projekti Çebren me vlerë deri në 800 milionë euro do të ketë sukses, vendi ka tërhequr interesin e botës perëndimore dhe po bëhet një ndërprerje transversale e investimeve energjetike

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, në pjesën e debatit në mbledhjen për pyetje deputetësh foli për planin e Qeverisë “Aksion 21”, me aksent të veçantë në investimet në energjikë.

“E quajtëm “Aksion 21 për standarde evropiane në vend” sepse përfaqëson vazhdimin e reformave qeveritare në secilin aspekt të mundur, para së gjithash e kemi fjalën për ato më të rëndësishmet: gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit, por patjetër këtu hyn edhe ekologjia, lufta për mjedis të shëndetshëm jetësor. Po zhvillojmë edhe plan serioz energjetik, sepse një nga pikat e “Aksion 21”, krahas mjedisit jetësor, është edhe energjetika. Vendi ynë po bëhet një udhëkryq në aspektin pozitiv të interesave të investitorëve para së gjithash nga bota perëndimore, para së gjithash e kam fjalën për Amerikën dhe Gjermaninë dhe aleatët e tyre siç është Katari me gazin e tyre të rrjedhshëm, të nxitur nga ndërtimi i interkonektorit me Greqinë, por edhe me interkonektorin me Kosovën edhe me Serbinë, si dhe interkonektori i dytë i cili ka dokumentacion projektues mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.  Po bëhemi transversale e rëndësishme në pjesën e investimeve energjetike.

Kjo shkaktoi vëmendje nga ana e Qeverisë që të zhvillojë disa projekte para së gjithash rregullore ligjore për tërheqjen e shpejtë të investimeve dhe investim të shpejtë në këto objekte energjetike, më së shumti e kam fjalën për termocentralet fotovoltaike, mullinjve të erës, termocentralet e gazit, biomasës, me qëllim që të krijojmë prodhim në qindra megavat të cilat do ti zëvendësojnë, do të thosha 600 megavat në REK BITOLA dhe 120 në Osllome”, sqaroi Kryeministri Zaev.

 

“Do të numëroj disa projekte, Çebreni është projekti më i madh. 30 vite shteti 11 herë nuk ka pasur sukses në përpjekjet për zbatim, këtë herë kemi sukses historik deri në atë fazë që kemi arritur. Kaloi faza e parë e seleksionim nga ofertat në Çebren. U ofruan 10 kompani, 9 e kaluan fazën e parë me kapacitetin e tyre dhe gatishmërinë të ndërtojnë një mega projekt me vlerë prej 600 deri në 800 milionë euro me mbi 300,330 megavat. Në mënyrë plotësuese, për momentin, në vendin tonë ndërtohen 72.5 megavat, 10 megavat ndërton EMV në Osllome, 62.5 janë me anë të primeve, tashmë disa lëshuam në përdorim dhe po ndërtohen në tërë shtetin, pjesë janë në tok[ shtetërore, një pjesë janë në tokë private. Pjesa e dytë nga procedura për 100 megavat në Osllome ku shteti kërkon së paku 10% për shtetin dhe përmes licitacionit pozitiv cili do të jep më shumë, do të fitojë mundësitë të jetë bashkë-investitor në këto fotovoltaike”, tha Kryeministri Zoran Zaev në mbledhjen e pyetjeve të deputetëve, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.