Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot (13.04.2025) në një konferencë të përbashkët për media me Prokurorin publik Lupço Kocevski, konfirmoi se Prokuroria Themelore Publike e Koçanit në bashkëpunim me MPB-në dje kanë zgjeruar hetimet për zjarrin në klubin “Puls” të Koçanit, duke përfshirë edhe 19 persona të rinj. Ai theksoi se të gjithë, ashtu si të mëparshmit për të cilët ka nisur hetimi, dyshohen për Krime të Rënda kundër Sigurisë së Përgjithshme nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. Prej tyre, 4 të dyshuarve u është propozuar masa e paraburgimit, 7 të dyshuarve u është propozuar arrest shtëpiak i kombinuar me ndalim komunikimi, ndërsa 7 të tjerëve janë propozuar masa e kujdesit. Një i dyshuar ishte jashtë vendit në kohën kur u hap hetimi.
Me këtë, deri në këtë moment, në lidhje me zjarrin ka nisur hetimi ndaj gjithsej 45 personave fizik dhe tre personave juridik. Njëri prej tyre, pas hapjes së hetimeve, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri dhe për këto arsye, pas marrjes së dokumentacionit të plotë për vdekjen e tij, do të ndërpritet procedura për të. Po ashtu, hetim është duke u zhvilluar kundër shtatë nëpunësve policorë në procedurën e nisur nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përkatësisht Departamenti i Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve. Edhe në këtë pjesë veprimet hetimore vijojnë për përcaktimin e plotë të linjës së përgjegjësisë, për të cilën opinioni do të njoftohet menjëherë.
“Dua të dërgoj një mesazh të qartë për qytetarët e Maqedonisë, dhe kjo është se ka përfunduar koha kur fajësohej merimanga dhe kablloja. Qytetarët e Maqedonisë mund të bëjnë dallim në atë që është zbatuar deri më tani, në krahasim me atë që është bërë më parë. Mendoj se secili prej nesh e ka të qartë se ndryshimi është i madh, se ndryshe nga më parë me ato tre, katër tragjedi që janë përmendur vazhdimisht në opinion, ku nuk kishim më shumë se shtatëdhjetë viktima.Në të kaluarën MPB-ja nuk kishte ngritur kallëzime penale deri në Prokurorinë Publike Në të kaluarën, MPB-ja nuk ka pasur asnjë të dyshuar që është dashur të procedohet dhe të dorëzohet në Prokurorinë Publike për procedim të mëtutjeshëm”, ka theksuar ministri Toshkovski.
Ministri Toshkovski u dërgoi një mesazh të hapur qytetarëve të Maqedonisë se ka përfunduar koha kur fajësohej merimanga dhe kablloja.
“Qytetarët e Maqedonisë mund të bëjnë dallim edhe në atë që është zbatuar deri më tani, krahasuar me atë që është bërë më parë. Mendoj se secili prej nesh e kemi të qartë se dallimi është i madh, se ndryshe nga më parë me ato tre, katër tragjedi që përmenden vazhdimisht në publik, ku kemi pasur më shumë se shtatëdhjetë viktima. Në të kaluarën, MPB-ja nuk kishte ngritur asnjë kallëzim penal në Prokurorinë Publike. Në të kaluarënm MPB-ja nuk ka pasur asnjë të dyshuar që është dashur të procedohet dhe të dorëzohet për procedin të mëtejshëm në Prokurorinë Publike.”, ishte decid ministri Toshkovski.
Toshkovski shpjegoi se hetimi nuk duhet të lejohet të ndikohet nga grindjet politike nga individë keqdashës, të cilët duke dashur të fitojnë disa pikë politike mbi mllefin e qytetarëve të Maqedonisë, mund ta zhvendosin rrjedhën e ngjarjeve në drejtim të padëshiruar nga perspektiva e kryerjes së një hetimi ligjor, të plotë dhe profesional nga organet e rendit.
"Ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe për secilin person për të cilin do të konstatohet se ka lidhje shkak - pasojë me ngjarjen penalo-juridike në fjalë ku humbën jetën 61 të rinj, do të ndërmerren veprime përkatëse, në kuadër të kompetencave ligjore që i janë dhënë edhe MPB-së dhe Prokurorisë publike", përfundoi ministri Toshkovski.