Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, u takua me përfaqësues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, me iniciativën e tyre dhe biseduan për kërkesat tyre për modifikimin e maturës shtetërore, gjegjësisht reduktimin e lëndëve nga katër në dy dhe programe të shkurtuara mësimore.
Nxënësit e shkollave të mesme, si përfaqësues të Unionit ia shpjeguan kërkesat e tyre Kryeministrit Zaev, duke iu referuar modeleve arsimore në Francë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku është ulur numri i lëndëve, që maturantët do t’i japin këtë vit.
“Si Qeveri e përgjegjshme, ne investojmë tek të rinjtë dhe kujdesemi për arsim cilësor dhe përparim të mëtutjeshëm. Jemi të vetëdijshëm se në kohën e krizës së koronës është e nevojshme të dalim në takim dhe përmes dialogut të gjejmë zgjidhje kompromisi”, tha Kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit me përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.
Duke i dëgjuar përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, të cilët theksuan se ata qëndrojnë në kërkesat e tyre për zvogëlimin e numri të lëndëve për maturën shtetërore në dy lëndë eksterne, Kryeministri Zaev shprehu mbështetje për nxënësit e rinj të shkollës së mesme dhe theksoi se Qeveria është e hapur për dialog për të gjetur një zgjidhje të përbashkët kompromisi, e cila është në favor të maturantëve, me qëllim arsimit cilësor të tyre edhe në arsimin e mesëm edhe më tej në arsimin e lartë.