Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev pasdite i pranoi përfaqësuesit e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme në drejtim të vazhdimit të negociatave për gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e tyre, për modifikimin e maturës shtetërore.
Në takim, në të cilën morën pjesë edhe drejtoresha e Qendrës shtetërore për Provime Elizabeta Naumovska, drejtorin e Birosë për Zhvillim të Arsimit, Zeqirja Hasipi, Gjorgji Tasev këshillitar i Kryeministrit për për politikat rinore dhe deputetët Monika Zajkova dhe Darko Kaevski u theksua se mbetet zgjidhja e dakorduar më parë lidhur me provimin e diplomimit shtetëror për dhënien e dy lëndëve të jashtme.
Negociatat vazhdojnë në grupet e punës në drejtim të gjetjes së konceptit më të përshtatshëm, përkatësisht modelit për kryerjen e lëndeve të brendshme.
Të pranishëm në takimin e sotëm ranë dakord dhe e përshëndetën vendimin që përmes dialogut të gjendet zgjidhje kompromisi më e përshtatshme, e cila do të sjellë në një pozitë të barabartë të gjithë maturantët të jenë në gjendje të arrijnë arsimimin e tyre të ardhshëm.