Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve që ndodhën gjatë protestave pas vendimit të gjykatës për rastin “Monstra”.
Në shoqëritë demokratike, të gjithë kanë të drejtë të shprehin pakënaqësi, por incidentet e dhunshme janë të papranueshme dhe të palejueshme.
Duke u nisur nga pozicioni i saj i qartë për zero tolerancë në lidhje me incidente të tilla, Qeveria shpreh se çdo sulm ndaj përfaqësuesve të mediave, qoftë fizik ose verbal, do të sanksionohet ashpër dhe se të gjitha institucionet në vend, si dhe prokuroria dhe gjykatat, duhet të veprojnë sa më shpejtë të jetë e mundur profesionalisht për çdo sulm apo kërcënim ndaj punonjësve të mediave.