Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe kryetari i Komunës Sveti Nikollë, Sasho Vellkovski, sot kryen inspektim në shtegun e ri për biçikleta dhe këmbësorë në Komunën Sveti Nikollë, i cili është gati për shfrytëzim.
Siç theksoi Kryeministri Zaev, bëhet fjalë për zonë moderne dhe urbane e cila është e rregulluar në mënyrë kopshtare me gjelbërim dhe përfaqëson vend të mrekullueshëm ku qytetarët do të mund të relaksohen.
Shtegu i ri për biçikleta dhe këmbësorë, shpien nga Sveti Nikolla deri te lokaliteti arkeologjik Billa Zora në f. Knezhje dhe është i gjatë rreth 2.100 metra.
“Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, programet për sport dhe rekreacion, si dhe rritja e numrit të hapësirave të gjelbra mbeten hallka të rëndësishme që kontribuojnë në zhvillimin progresiv të shoqërisë dhe mundësojnë hasje dhe shpërndarje të parimeve themelore etike veçanërisht te të rinjtë. Aktivitetet e sportit kanë rol vital te popullata e re nga njëra anë, në raport të shëndetit dhe zhvillimit të duhur, ndërsa nga ana tjetër i mësojnë të rinjtë për vlerat e punës së përbashkët, disiplina, ndarja e sukseseve dhe çmimeve për rezultatet e arritura”, tha Kryeministri Zaev.
Siç njoftoi kryetari i Komunës Vellkovski, përskaj shtegut janë mbjellur 1.000 fidane, janë vendosur 66 shandanë dhe në më shumë vende për pushim.
“Shtegu veçmë përdoret që është konfirmim se vend i tillë për relaksim i nevojitet qytetit tonë”, tha Vellkovski.
Shtegu është me vlerë të përgjithshme prej rreth 17 milionë, prej të cilave pesë e gjysmë milionë denarë bashkë-financon Komuna Sveti Nikollë. Mjetet e tjera të siguruara përmes Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe përmes Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Vardarit me mbështetje financiare nga Byroja për Zhvillim Rajonal pranë Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale.