Departamenti i Shtetit: Qeveria ka demonstruar respekt për pavarësinë në gjyqësor

Departamenti i Shtetit në Raportin e tij të fundit mbi situatën e të drejtave të njeriut në vend thekson se Qeveria ka demonstruar respekt më të madh për pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit krahasuar me vitet e mëparshme.

Në raport përcillet informacione se shteti ka vendosur mekanizma për të siguruar pavarësinë dhe përgjegjësinë gjyqësore, përfshirë krijimin e rregullave për verifikimin e pronës dhe konfliktin e interesit, si dhe përcaktimin e procedurave disiplinore.

Në raportin e Departamentit të Shtetit thuhet  se vendi ka bërë përparim të mirë në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të nivelit të lartë.

Në mënyrë plotësuese ka përmirësime në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por gjithashtu  edhe për sfida  në të cilën duhet të punohet në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Në raportin e Departamentit të Shtetit gjithashtu bëhet e ditur edhe për përmirësimin në të gjitha burgjet dhe theksohet rindërtimi i plotë të burgut të Manastirit, si dhe ndërtimin i Qendrës së re Korrektuese për të mitur në fshatin Volkovi në Tetovë dhe një salle gjyqësore në burgun Idrizovo.

 Autoritetet hapën një institucion të ri shëndetësor në burgun Idrizovo me dy mjekë, tre infermierë, një dentist dhe një teknik dentar. Pavarësisht kësaj, aksesi në kujdes shëndetësor i mjaftueshëm mbeti një problem, sipas një raporti të Departamentit të Shtetit.

Anëtarët e personelit në institucionet  korrektuese -ndëshkuese  u trajnuan për  Kodin e ri të sjelljes për personelin e burgjeve, bazuar në Kodin Evropian të Etikës.