Përmes tre linjave kreditore pa interes nga Banka për zhvillim janë siguruar 44,1 milionë euro për ekonominë - Likuiditeti i ruajtur i 4.078 kompanive, ruajtja e 36.802 vende të punës

Përmes tre linjave kreditore, KOVID 1, 2 dhe 3, nga Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut, janë siguruar mjet likuide në shumën totale prej 44,1 milionë euro, me ç’rast janë mbështetur mbi katër mijë kompani që punësojnë 36.802 njerëz. Kjo mbështetje financiare ndihmoi në mënyrë të konsiderueshme kompanitë që të ruajnë likuiditetin e tyre në krizën e shkaktuar nga koronavirusi KOVID-19, kreditë kanë një normë interesi prej 0% dhe grejs periudhë deri në 6 ose 12 muaj, e cila për KOVID 1 u vazhdua edhe për tre muaj.

Qeveri iu dorëzua Raporti për shterimin e linjës kreditore pa interes KOVID 3, nga e cila u mundësuan hua për 2.703 tregtarë-individualë dhe kompanive mikro dhe të vogla, të cilat punësojnë gjithsej 19.031 njerëz. Shuma totale e kredive të miratuara është 30,6 milionë euro. Pas thirrjes së bërë arritën 3.282 kërkesa për kredi, nga të cilat 97% u shqyrtuan. Prej tyre, 2.703 kërkesa për kredi janë aprovuar, ndërsa për 489 kërkesa për kredi është vërtetuar se nuk plotësojnë të paktën njërën nga kushtet e Thirrjes Publike.

Numri më i madh i kërkesave të aprovuara për kredi është nga kompanitë e vogla – 1.422 (53%), pastaj pasojnë mikro kompanitë – 1.052 (39%), tregtarë-individualë - 171 (6%) dhe 58 zejtarë (2%).
 

 

Struktura

Kërkesat për kredi

%

Shoqëritë e vogla tregtare

1.422

53%

Mikro shoqëritë tregtare

1.052

39%

Tregtar individual

171

6%

Zejtar

58

2%

Gjithsej

2.703

100%

 

Në raport me shpërndarjes rajonale, shumica e kompanive janë nga rajoni planifikues i Shkupit, gjithsej 878 (32%), pason rajoni planifikues i Pollogut me 392 kompani (15%), gjithsej 322 (12%) kompani janë nga rajoni planifikues Juglindor, 303 kompani (12%) janë nga rajoni planifikues Jugperëndimor, 257 (10%) janë nga rajoni planifikues Lindor, 270 (10%) janë nga rajoni planifikues i Pelagonisë, 146 kompani (5%) janë nga rajoni planifikues i Vardarit, ndërsa nga rajoni planifikues Verilindor kredi morën 135 kompani (5%).

 

Rajoni

Kërkesat për kredi

%

I Shkupit

878

32%

I Pollogut

392

15%

Jugperëndimor

303

12%

Juglindor

322

12%

Lindor

257

10%

I Pelagonisë

270

10%

I Vardarit

146

5%

Verilindor

135

5%

Gjithsej

2.703

100%

 

 

Linjat kreditore pa interes u treguan si një vegël e shkëlqyeshme për kapërcimin e krizës për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarët individualë dhe zejtarët, u sigurua likuiditeti i tyre si dhe mjete qarkulluese, me çka u ndihmua në ruajtjen e vendeve të punës. Me mjete totale prej mbi 44 milionë euro, drejtpërdrejt u mbështet puna e 1.943 mikro kompanive, 1.783 kompanive të vogla, 75 kompanive të mesme, 219 tregtarëve individualë dhe 58 zejtarëve, të cilët punësojnë 36.802 persona.
 

 

 

LINJA KREDITORE

Mikro kompani

Kompani të vogla

Kompani të mesme

Tregtar individual

Zejtarë

Gjithsej kompani

Të punësuar

 

Mjete financiare

(Mil. Еuro)

KOVID 1

517

175

17

27

/

736

6.525

5,5

KOVID 2

374

186

58

21

/

639

11.325

8

KOVID 3

1.052

1.422

/

171

58

2.703

19.031

30,6

GJITHSEJ

1.943

1.783

75

219

58

4.078

36.802

44,1