Кryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, së bashku zëvedëskryetarin e parë të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Drejtori i Komisionit për Marrëdhëniet me Bashkësit Fetare dhe Grupet Fetare, Darijan Sotirovski, u takuan me krerët e bashkësive fetare në vend - Kisha Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkopata e Ohrit dhe Maqedonase, z. z. Stefan dhe i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema haxhi Shaqir efendi Fetai.
Në mbledhje është konstatuar se ndërmarrja e masavepër mbrojtje të shëndetit publik dhanë rezultate, që tregon zvogëlimi i numrit të personave të infektuar dhe të qytetarëve të cilët kanë nevojë të kujdesen në spitale, me çka krijon edhe mundësi për shënimin më të qetë të festive fetare Ramazan Bajrami dhe Pashkët.
Është shprehur qëndrim i përbashkët se situata e tillë nuk do të thotë edhe lëshim, për të cilin shkak Qeveria dhe liderët fetarë të BFI-së dhe KOM-it u apelojnë të gjithë qytetarëve që edhe më tej t’i respektojnë masat për mbrojtje, pasi nga kjo do të varet edhe nëse do të ketë lehtësime të reja të masave dhe të orës policore”
Qeveria dhe krerët e BFI-së dhe KOM-it, në prag të shënimit të festave fetare, bashkarisht konstatojnë se me rëndësi të madhe është disiplina dhe përgjegjësia individuale e besimtarëve dhe qytetarëve, në pjesën e respektimit të protokolleve ekzistuese, siç janë mbajtja e maskës në ambient të hapur dhe të mbyllur, mbajtja e distances, mosgrupimim, marrja pjesë në brendinë e objekteve fetare të mos jetë më e madhe se 30 për qind nga kapaciteti.
Kryeministri Zaev dhe zyrtarë të qeverisë Kreun e Kishës Ortodokse të Maqedonisë z.z Stefan dhe reisin Shaqir Fetai për kontributin e tyre në ballafaqimin me pandeminë.
është arritur marrëveshje që edhe Qeveria edhe BFI-ja dhe KOM-i të vazhdojnë të angazhohen për mbrojtjen e shëndetit publik, me çka do të mundësohet mirëqenie në familjet dhe në shoqëri