Zaev dhe Nikollovski u takuan me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut: Me shpërndarjen e të punësuarve sipas Programit për përfaqësim të drejtë, zgjidhim problem dhjetëvjeçar dhe presim bashkëpunim me të gjitha institucionet, qytetarët meritojn

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ljupço Nikollovski, zëvendëskryetari i Qeverisë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, sot u takuan me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT), Cvetko Risteski, Xhelal Maksuti dhe Aleksandra Koteli. 

 

Në takim, përfaqësuesit e ISHT-së u shprehën të kënaqur nga përmirësimi i kushteve në të cilat punojnë operativët në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, nga viti 2017, për të cilën u tha se e kanë mbështetjen nga Qeveria dhe e njoftuan Kryeministrin Zaev me strukturën e të punësuarve dhe me kushtet materiale-teknike në të cilat punon Inspektorati. 

“Nga qytetarët morëm mandat nga viti 2017 dhe më pas edhe një besim në zgjedhjet e vitit 2020, për të krijuar sistem më të mirë gjyqësor, në të cilin do të respektohen të drejtat dhe detyrimet e të gjithë qytetarëve. U detyruam të përforcojmë kapacitetin e institucioneve dhe morëm për obligim të zgjidhim çështjen dhjetëvjeçare për shpërndarjen e nëpunësve administrativ përmes Programit K-5”, tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se e kupton mbështetjen solidare të kolegëve ndaj drejtorit të ISHT-së, Stojko Paunovski dhe peticionin e tyre kundër shkarkimit të tij. 

Kryeministri Zaev theksoi se ai gjithmonë është i hapur për komunikim dhe të gjitha çështjet e hapura zgjidhen përmes bisedave të ndërsjella dhe sjelljen e zgjidhjeve institucionale dhe ligjore, duke nënvizuar se është e papranueshme në qoftë se problemet, nëse ekzistojnë, të zgjidhen përmes mediave. Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Nikollovski i bindën pjesëmarrësit se me shpjegimet e tyre do të informohen ministrat në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ndërsa për vendimet e mëtejshme të Qeverisë do të informohet opinioni. 

Në takim, Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Nikollovski, në veçanti e theksuan rëndësinë dhe justifikimin nga zbatimi i vendimit qeveritar për shpërndarjen e të punësuarve sipas programit për përfaqësim të drejtë, si dhe obligimi i personave udhëheqës në institucionet të sigurojnë harmonizimin e akteve për sistematizim në vendet e punës sipas Ligjit për caktimin e nëpunësve administrativ në afat prej 30 ditë nga miratimi i Planit për shpërndarjen e nëpunësve administrativ që u pranua nga 237 institucione.