Më herët ishte nocion abstrakt të ketë investigim kundër funksionarëve të lartë, ndërsa të gjithë përgjigjen para ligjeve, ndërsa organet hulumtuese veprojnë në mënyrë joselektive, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për komandant të stacionit policor ose cilit do funksionar, potencoi Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në pyetjen e deputetit për aksionin policor që ishte kanal i prerë për trafikimin me substancave të ndaluara, të zbatuar në bashkëpunim me Agjencinë amerikane DEA.
“Aksioni ishte realizuar sipas ligjit dhe sipas standardeve më të larta të vendeve të avancuara në luftën kundër krimit dhe në bashkëpunim me ta. Koordinatori kryesor ishte ministri dhe të kërkohet dorëheqje për aksion të realizuar as nuk dua, as nuk mendoj të kërkoj”, theksoi Kryeministri Zaev.
Sot garanci për transparencë dhe për efikasitetin e politikave tona dhe aksioneve është kthjelltësia e institucioneve të Qeverisë, tha Kryeministri dhe shtoi se prandaj sot jemi në krye të vendeve me përparimin më të madh në demokraci, e cila konfirmon politikat e suksesshme për promovimin e lirisë dhe demokracisë si përfitime që u vënë në dukje në të gjitha raportet ndërkombëtare.