Zaev: Edhe në këtë vit të vështirë për prodhuesit e duhanit nuk mbetën pa mbështetjen e madhe të Qeverisë me afër 7 milionë euro shtesë, krahas 32 milionëve të parapara

“Është gënjeshtër se Qeveria nuk i ka mbështetur prodhuesit e duhanit edhe për revoltën e fundit për vitin 2020, e cila njëkohësisht është edhe viti i krizës ekonomike për shkak të pandemisë  dhe është e vërtetë se edhe në këto kushte Qeveria ka ndarë afër 32 milionë euro që të subvencionohet viti i vështirë për prodhuesit e duhanit , të cilët në kohën e Qeverisë së mëparshme mezi arrinte 20 milionë euro,” theksoi Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në pyetjet e deputetëve në mbledhjen e Kuvendit.

“Ne bëmë gjithçka që duhej bërë në një vit kaq të vështirë, pas tre viteve të shkëlqyera për prodhuesit e duhanit kur u arritën çmimet më të larta të blerjes. Për ti amortizuar pasojat e vitit të vështirë, përveç subvencioneve që janë diku nga 30 deri në 32 milionë euro dhe që paguhen me kohë në prill të çdo viti, siguruam në mënyrë shtesë  5 milionë euro për blerjen e punkteve për blerje dhe një  shtesë tjetër prej 100 milionë denarë për Kombinatin  e Duhanit Prilep për të blerë të gjitha sasitë e mbetura të duhanit me cilësi të ulët", tha Kryeministri Zaev.
 
"Këto politika tona për mbështetjen e qytetarëve në kushte të krizës", tha Kryeministri Zaev, janë konstatuar  në të gjitha raportet e Bankës Botërore dhe FMN-së dhe në atë drejtim ne vazhdojmë të zhvillojmë politika për të ndihmuar qytetarët, punëtorët dhe ekonominë në realizimin e rolit që ne kemi si fuqi ekzekutive për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë.