Kryeministri Zaev në pyetjet e gazetarëve: Kryesimi portugez me BE-në dhe ministri i Punëve të Jashtme Silva në propozimin e ofruar për zgjidhje të kontestit mes RMV-së dhe Bullgarisë, janë kujdesur që të përfshihen pritshmëritë e të dyja palëve

Gjatë vendosjes së luleve me rastin e festës Dita e Iluministëve Mbarësllav Shën Kirili dhe Metodi, Kryeministri Zaev u përgjigj në pyetjet e gazetarëve të cilat ua përcjellim në tërësi:

Kryeministri Zaev: Pothuajse 12 shekuj ose 1150 vjet kur arsimtarët mbarësllavë Shën Kirili dhe Metodi na sollën alfabetin, ata na sollën atë që është një trashëgimi e përhershme e të gjithë kontinentit evropian që mbetet e gdhendur në kujtesë dhe në pasurinë e përgjithshme të popujve sllavë. Më vjen mirë që sot gjuha maqedonase jeton me alfabetin maqedonas së bashku me të gjitha gjuhët sllave dhe alfabetet si pjesë e trashëgimisë evropiane, duke shpresuar që gjuha jonë maqedonase të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së. E festojmë 24 Majin sepse është padyshim një nga trashëgimitë më të rëndësishme që na mbetet për të ushqyer, promovuar dhe përcjellë te brezat e ardhshëm."

Kryeministri Zaev: “Si një person që ushqej miqësinë, dialogun dhe bisedimet diplomatike për të gjetur zgjidhje për ndërtimin e miqësisë, unë pres që të gjendet një hap përpara mes Presidentit tonë Pendarovski dhe Presidentit Bullgar Radev për tejkalimin e këtij problemi i cili definitivisht pengon integrimin evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor , por dhe perspektivat tona evropiane. Ne e kemi bërë këtë për 16 vjet e gjysmë që kur ishim një vend kandidat. Që nga viti 2001 kemi një marrëveshje asocimi dhe stabilizimi menjëherë pas Sllovenisë dhe para Kroacisë. Me të vërtetë, asnjë aspirant i BE-së që dëshironte të vazhdonte rrugën nuk ka pritur për aq sa Maqedonia e Veriut sot. Unë besoj se Bullgaria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut, por edhe e rrugës së integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor si një tërësi, sepse ata e kanë treguar atë disa herë deri më tani, veçanërisht në vitin 2018 duke organizuar BE-në Samitin e Ballkanit Perëndimor pikërisht në Sofje nën udhëheqjen e Kryeministrit Borisov dhe Qeverisë. Unë besoj se fryma evropiane që Presidenti Radev kujdeset, por dhe Presidenti ynë, do të jenë shtysë e mjaftueshme mes të dyve për të bërë një hap përpara dhe për të vazhduar evropeizimin tonë, dhe natyrisht ne do të jemi në gjendje të përshpejtojmë atë që është zbatimi i "hartës rrugore" të Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”.

Kryeministri Zaev:”Nuk kam detaje për anën e Bullgarisë, gjegjësisht për Sofjen, si po e shqyrton rastin, por për mendimin tim mendoj se presidenca portugeze, ministri portugeze Agusta Silva së bashku me ekipin e tij u kujdesën për të dy palët për të përmbushur pritjet. Te ne kemi thënë që kjo është një bazë e mirë, një pikë fillestare për një zgjidhje, ne po e diskutojmë këtë seriozisht dhe disa takime janë mbajtur tashmë dhe do të vazhdojnë të mbahen këtë javë. Gjithashtu shoh se në anën bullgare, duke pasur parasysh rezolutën e fituar në Kuvendin e tyre, ata kanë gjithçka që është e rëndësishme në mënyrë të duhur dhe e ndarë, qoftë në “rod map” apo në hartën rrugore e cila është një detyrim i të dy palëve në zbatimin më të shpejtë të Marrëveshjes për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ose nëse këto janë çështje për të cilat asnjë komb tjetër nuk ka diskutuar si ne. Gjuha jonë maqedonase dhe identiteti maqedonas sigurisht që janë të mbrojtura rreptësisht, por në të njëjtën kohë ka përfshirë anën bullgare. Ky është realiteti i ekzistencës së gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas dhe natyrisht ata kanë të drejtën e tyre pasi e rregullojnë atë sipas dokumenteve ose rezolutave të tyre që të mbetet një çështje që akoma mund të diskutohet sepse unë kam thënë disa herë deri më tani dhe shumë figura të tjera të larta politike, që presim që Bullgaria të njohë zyrtarisht gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi një dokument të rëndësishëm, unë jam shumë i befasuar në aspekt pozitiv që një shtet anëtar që është tekstualisht në anën tjetër jugore të kontinentit Evropian, jo aq afër Ballkanit është kaq i detajuar, i depërtuar, krijues për të gjetur një zgjidhje sepse ne thamë se është gjithmonë e mundur të gjesh një zgjidhje nëse ka vullnet të mirë nga të dyja palët”.