Zaev me urim deri te KOM-KO me rastin e Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit: Puna e vëllezërve të shenjtë është epokale, falë së cilës populli maqedonas dhe popujt e tjerë sllavë me besim hapëruan në skenën e civilizimit botëror

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me rastin e festës së 24 Majit – Dita e Iluministëve Mbarësllav, dërgoi letër urimi deri te Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopia e Ohrit, Kryepeshkop i Ohrit dhe Maqedonas, z. Stefan, deri te  Sinodi, klerikëve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë në vendin tonë.

Urimin e Kryeministrit Zaev ua përcjellim në tërësi:

“Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ju dhe anëtarëve të Sinodit, të klerikëve dhe monastizmit, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë në vendin tonë, ua uroj festën e Shën Kirilit dhe Metodit, Iluministë mbarësllav.

Më 25 Maj, Ditën e Iluministëve Mbarësllav e shënojmë veprën epokale të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, falë të cilëve populli maqedonas dhe popujt e tjerë sllavë me besim hapëruan në skenën e civilizimit botëror.

Me këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm civilizimi, në bazë të të cilit është krijimi i alfabetit të parë - Glagolitik, nga i cili më vonë pasuesit e tyre, mbi të gjitha, Shën Klementi i Ohrit do të krijojë alfabetin cirilik si bazë për standardizimin e gjuhës dhe alfabetit maqedonas.

Vëllezërit e Shenjtë mundësuan që Bibla të jetë e qasshme për të gjithë Sllavët dhe në atë frymë sot ne i japim nderim punës së tyre së bashku me të gjithë sllavët dhe popujt e tjerë, të cilët ndjejnë të njëjtin borxh ndaj veprës dhe trashëgimisë së tyre dhe e festojnë atë me nder dhe dinjitet.

Rëndësia e jashtëzakonshme të misionit të Vëllezërve të Shenjtë dëshmohet nga fakti se sot ata janë mbrojtës të Evropës, një njohje e dhënë nga Vatikani, për të theksuar rëndësinë e tyre për unitetin e popujve evropian, motoja kulturore e të cilëve është – Unik në dallime.

Të udhëhequr nga parimet kozmopolite të Vëllezërve të Shenjtë dhe nxënësve të tyre, të cilët zhvilluan një veprimtari të gjerë kulturore përmes shkrim-leximit të popullsisë, përkthimit të librave dhe krijimit të shkollave letrare, nga të cilat Shkolla jonë e Ohrit e Shën Klementit është veçanërisht e rëndësishme, për të treguar vizionin dhe përmes përdorimit të mjeteve moderne teknologjia na ofron të trajtojmë sfidat arsimore të kohës sonë.

Gëzuar 25 Majin, Ditën e Iluministëve Mbarësllav Shën Kirili dhe Metodi!”