Kryeministri Zaev: Me Planin Ndërhyrës për Investime (PNI 2021 – 2027) realizojmë projekte në interes më të lartë të qytetarëve, për zhvillim të përshpejtuar të ekonomisë së vendit

Kryeministri Zoran Zaev e përfaqësoi Planin Ndërhyrës për Investime 2021-2027 në konferencën për shtyp ku morën pjesë edhe Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Bllagoj Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje dhe Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Investime në vlerë prej 8 miliardë e 175 milionë euro parashikoi Qeveria me Planin Ndërhyrës për Investime PNI 2021-2027.

Plani përmban investime publike dhe private që janë në përputhje me strategjitë e tashme dhe të ardhshme për rritje ekonomike të vendit. Nga këto mjete 5miliardë e 791 milionë euro janë investime publike ndërsa 2 milardë e 384 milionë euro janë planifikuar për investime private. Realizimi i investimeve është në pajtim me planet e biznesit të investitorëve, përkatësisht korniza buxhetore e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në raport me shpërndarjen e investimeve sipas sektorëve janë planifikuar:

 
3,144 miliardë euro në sektorin e energjetikës;
2,729 miliardë euro në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore;
798 milionë euro në industrinë përpunuese;
300 milionë euro në investime në shitje në pakicë;
500 milionë euro në investime në shëndet publik;
504 milionë euro në infrastrukturën komunale – ambient jetësore (stacione për spastrimin e ujërave, seleksionimi i mbeturinave dhe të ngjashme);

  •  200 milionë euro në turizëm.

Nëpërmjet strategjisë së qartë dhe planit ambicioz për investime mund ta arrijmë qëllimin për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe standardit më të mirë jetësor për të gjithë qytetarët.

 

Në vazhdim fjalimi i Kryeministrit Zaev në tërësi për Planin Ndërhyrës për Investime (PNI 2021-2027):

 

“Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

I nderuar zëvendëskryeministër Bytyqi, ministra Besimi, Boçvarski dhe Bekteshi,

 

Qeveria të enjten në mbrëmje diskutoi dhe miratoi një plan i cili është me të vërtetë qëllim serioz i punuar me muaj, me qëllim përfundimtar që ta shfrytëzojmë çdo krizë si mundësi dhe për ta plasuar vendin tonë në pozita më të mira në konkurrencën pozitive me tërë rajonin.

Bëhet fjalë për Planin Ndërhyrës për investime 2021-2027, mbi të cilin unë, ministrat, kemi punuar  që nga 1 shtatori, që nga formimi i Qeverisë. Përveç aspektit shëndetësor të krizës, ne ishim të përqendruar në përgatitjen në kohë të një numri të madh, do të thosha dhjetra dhe dhjetra projekte që patjetër duhet të rrisin ekonominë vendore dhe të përdorin me të vërtetë daljen nga kriza në mënyrën më të mirë të mundshme në favor të rritjes së përgjithshme ekonomike përveç të gjitha parashikimeve makroekonomike të Ministrisë së Financave, por si një pikënisje për të marrë planin evropian të investimeve, dhe natyrisht duke marrë parasysh strategjinë sektoriale të BE-së dhe Komitetit Nacional të Investimeve i cili ka përpunuar të gjitha këto hapa.
 

Ajo që është e rëndësishme nga 9 miliardë nga BE-ja është diku rreth 900 milionë deri në një miliard euro dhe gjithçka varet nga kapaciteti i projekteve tona, por baza e planit të investimeve filloi pikërisht nga programi evropian i investimeve që ishte diçka që inkurajoi të gjithë Ballkani Perëndimor në përgjithësi plani i rimëkëmbjes së BE-së, pjesë kushtuar Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Unë dua të falënderoj të gjithë ministrat e ekonomisë dhe të gjitha institucionet që kanë punuar në atë që ne do të prezantojmë tani, por edhe të gjithë departamentet e tjera që na ndihmuan të jemi në një fazë të tillë të prezantimit.
 

Të gjitha këto projekte nënkuptojnë hyrjen në fazën përfundimtare të përpunimit ligjor të vetë projekteve për fillimin e tyre, disa tashmë janë dakorduar ligjërisht dhe fillojnë me realizimin e tyre, ndërsa disa janë realizuar tashmë si projekte. Është domethënëse që disa prej këtyre projekteve vijnë nga Kuvendi, disa do të vijnë përmes një partneriteti publik-privat, një pjesë e konsiderueshme do të shkojë nën koncesione, dhe një pjesë tjetër janë procedurat standarde dhe procedurat nga shteti. Është e rëndësishme që opozita të kontribuojë këtu, sepse kjo është diçka që është në interes të të gjithë qytetarëve, por më e rëndësishmja është sigurisht mbështetja e qytetarëve.
 

Fokusi i investimeve është në hapat në vijim, infrastrukturë energjetike, rrugore dhe hekurudhore dhe të gazsjellësit, mbeturinave dhe stacioneve për spastrimin e ujërave në shtet, industrinë përpunuese, shitjen në pakicë, shëndetin publik, infrastrukturën komunalem kanalizimit dhe ujësjellësit, turizmit, por gjithashtu edhe shumë projekte të tjera.

Plani Ndërhyrës për Investime ose PNI 2021-2027 përfaqëson një hap i qartë dhe vendimtar post-covid i përgatitur në kohë për të dalë nga kriza pandemike dhe për t'i hapur rrugë ekonomisë së vendit, në përputhje me trendet botërore për të siguruar kushte cilësore të jetesës për secilin nga qytetarët tanë. Çdo krizë është një mundësi për t'u shfrytëzuar dhe për të qenë me të vërtetë më mirë se vendet e tjera në rajon. Këto janë projekte dhe investime kryesore në të cilat ne i drejtojmë të gjitha kapacitetet e shtetit që projektet të kenë sukses. Për të gjitha këto, ne kemi nevojë për mbështetje, siç thashë, nga të gjithë njerëzit tanë, nga institucionet e sistemit, nga opozita, në mënyrë që të kemi sukses në përqindjen më të madhe të projekteve të tilla të konceptuara dhe të hartuara.

 
Të nderuar,
 

Besoj se në mënyrë shumë të thjeshtë do të sqarojmë se për çfarë bëhet fjalë. Para fazës së fundit, ne jemi duke arritur një marrëveshje përfundimtare ligjore për investime në qendrën e skiimit Kodra e Diellit, në vlerë prej 50 plus 50 milionë euro. Projekti është në përputhje me Ligjin për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, ndërsa thelbi është dhënia me qira e 99 viteve nga një prej investitorëve më të mëdhenj në vendpushimet e skiimit në Evropë, për të cilat emri mbetet ende konfidencial, vetë investitori duhet të vendos për këtë. Veçanërisht e presim me padurim këtë investim sepse ai do t'i japë një dimension të ri turizmit, turizmit dimëror dhe mbi të gjitha Mali ynë i Sharrit dhe Kodra e Diellit, do të jetë diçka që do të ndryshojë imazhin e vendit.

Jemi duke e zhvilluar dhe përfunduar studimin për qendrën turistike të skijimit Carev Vërv në Malet e Osogovës, mbi parimin e partneritetit publik-privat me vlerë rreth 50 milionë euro. Besoj se me zhvillimin e projektit të parë do të nxisim menjëherë interes për të dytin sepse me të vërtetë është një destinacion i shkëlqyeshëm për skijim.

 Projekti tjetër është investimi gjerman për mullinj të erës për 400 megavat me vlerë prej 500 milionë euro, një investim sipas Ligjit për investime strategjike. Investitori ka dorëzuar të gjithë pakon e dokumentacionit në Qeveri dhe negociatat përfundimtare tashmë kanë mbaruar. Nga ana pozitive, ne nuk kemi asnjë detyrim këtu as për tarifat nxitëse dhe as për prime. Ky është një investitor i cili tashmë ka ndërtuar 5,000 megavat, nga të cilat 500 megavat janë ndërtuar këtu në Ballkan. Ne do të bëjmë çmos për të arritur një marrëveshje dhe për të hyrë në Kuvend me Ligjin për investimet strategjike.
 

I ardhshmi është një impiant fotovoltaik 100 megavat. Vlera e investimit është 70 milionë euro, kjo është një procedurë që ne e kemi përfunduar me sukses përmes partneritetit publik privat ose lëshimit të koncesioneve ku shteti kërkoi të paktën 10% për shkak të tokës dhe detyrimit për lidhje dhe urbanizim të vjetër miniera e qymyrit në Osllome për të instaluar 100 megavat termocentrali fotovoltaik me një detyrim që investitorët të marrin 1 punonjës për megavat, gjegjësisht 100 punonjës nga Osllome në mënyrë që të sigurojnë përgjithmonë ata të bashkëqytetarëve tanë. Në fund ne marrim 18% nga një kompani, 18.5% nga kompania tjetër që tejkaloi të gjitha pritjet tona, por ne besojmë se vetëm konfirmon Maqedoninë e Veriut si një destinacion i shkëlqyeshëm për investime në termocentralet fotovoltaike.

Tjetri, përmes Termocentraleve të Maqedonisë së Veriut dhe Burimeve nacionale të energjisë, projekti Aleksandrupoli, me vlerë prej 400 milionë euro termocentral me gaz prej 800 megavat dhe 360 ​​milion euro terminal për gaz natyror. Pjesa jonë është 10% në terminalin e gazit natyror dhe 25% në impiantin e gazit në Aleksandrupoli në të cilën do të investojmë 32 milionë euro. E bukura e terminalit të gazit është se ai ka një grant prej 178 milionë nga BE-ja, ku granti i takon Maqedonisë së Veriut.
 

Për më tepër, termocentralet fotovoltaike, investimi i vetë shtetit prej 10 megavatësh në Kërçovë, në Osllome, procedurat ligjore kanë përfunduar, ndërtimi do të fillojë në javët në vazhdim.
 

Tjetra është miratimi me mbështetjen e BE-së dhe EIP-së nga fondi i investimeve për Ballkanin Perëndimor, 10 megavat në Osllome dhe plus 2 herë nga 10 megavat në REK Bitola, vlera totale e këtyre investimeve është rreth 28 milionë euro.
 

Termocentralet fotovoltaike që tashmë janë duke u realizuar dhe një pjesë e tyre në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë të realizohen në Makedonski Brod dhe Sveti Nikole në vendet shtetërore, por në shumë lokacione të tjera tërheqëse tashmë kemi nisur në Negotinë, në Bërvenicë dhe vende të tjera, për 60 megavat vlera totale është rreth 40 milionë euro.
 

Termocentralet fotovoltaike në Koçan janë gjithashtu investime private të ndërmarrjeve vendore, me vlerë të investimit prej 5 milionë euro, procedurat kanë përfunduar dhe ne presim fillimin e ndërtimit në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, janë përfunduar dhe janë lëshuar licencat për procedurat nga shteti për tre parqet e mullinjve të erës rajonale, Bogdanci prej 30 megavat, investimi i sistemeve ENERGO Slloveni dhe Austri, vlera është 50 milionë euro. E dyta është në Sveti Nikollë prej 36 megavat me licencë të një investitori vendas, vlera totale është 60 milionë euro. Gjatë verës, ne presim fillimin e ndërtimit të parkut të mullinjve të erës në Demir Kapi, investitori është një kompani turke që po përfundon procedurat, vlera e investimit është 50 milionë euro për mullinjtë e erës 30 megavat.

Tjetra është shpresa e madhe e sektorit të energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe është investimi ynë i cili do të vendosim deri në fund nëse është 100% investim i ynë apo do të shkojmë me një partneritet publik-privat, por përshtypja është të shkojmë me investim tonë për të mbetur 100% në pronësi të shtetit. Bëhet fjalë për vendndodhjen e aeroportit të planifikuar më parë në Shtip me 477 hektarë pronë plotësisht shtetërore pranë nënstacioneve të mëdha dhe linjave të transmetimit, një vend ideal ku ne planifikojmë midis 300 dhe 350 megavat të termocentralit fotovoltaik, ndoshta një nga më të mëdhenjtë në Ballkan.
 

Vetë investimi është 200 milionë euro, besojmë se do të gjejmë mënyrë të financimit, pa pasur ndikim në borxhin shtetëror. 350 megavat janë dy blloqet në REK Bitola, njëri bllok në REK Bitola punon 175 megavat, normalisht këtu centralet fotovoltaike nuk punojnë 24 orë, punojnë deri sa ka dritë.

 

Për TEC Negotinë ne jemi duke pritur një studim të fizibilitetit në të cilin do të marrim një vendim nëse do të shkojmë në parimin e partneritetit publik-privat, koncesionit ose shitjes. Me siguri do të jetë një partneritet publik-privat, një projekt me vlerë rreth 300 milionë euro. Investimi duhet të fillojë në pranverën e ardhshme derisa të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore për këtë investim, ai është një potencial serioz për burimet e reja të energjisë.

Investimi tjetër është një investim në energji nga mbeturinat, ne kemi negociuar për 7, 8 muaj me një investitor nga Luksemburgu i cili na ofron mundësinë për të investuar 336 milionë euro me plazmë për djegie, pra pa djegie oksigjeni në temperatura të larta. Ky investim është në një sistem të mbyllur pa oxhak, investim  ekologjik dhe paraprihet nga pajisjet e përzgjedhjes ose ndarjes për zgjedhjen primare të mbeturinave, por investimi përmban 100 automjete të dobishme për mbledhjen e mbeturinave, ndërtimin e 11 stacioneve transferuese, 11 stacione shtesë të mbledhjes 6,000 kontejnerë të dobishëm metalikë dhe plastikë, asfaltimi i një pjese rrugore prej 5 km në fshatin Dubrovë dhe në territorin e Komunës së Negotinës. Ky projekt është një depozitim i plotë dhe i përhershëm i mbeturinave të 74% të territorit të Maqedonisë së Veriut dhe mbulon 48 komuna, investim privat plotësisht i huaj, përmes Ligjit për investimet strategjike.

Tjetra është investimi i paralajmëruar tashmë i "LIDL" nga Gjermania, disa markete në Shkup dhe 7 qytete të tjera. Vlera e investimit është 300 milionë euro, vendet për momentin janë duke u negociuar, së pari në Shkup. Është e rëndësishme që detyrimi i investitorit është të blejë dhe shesë produkte të brendshme bujqësore dhe ëmbëlsirash dhe të gjitha llojet e produkteve që janë konkurruese për të gjitha tregjet LIDL në Evropën Juglindore.

Tjetra është qendra klinike në Gjorce Petrov, vlera është 500 milionë euro me mundësinë e marrjes së grantit nga BE-ja përmes Fondit Evropian të Investimeve ose një plan prej 250 milionë euro ose 50% dhe këtu ne përsëri i bëjmë thirrje opozitës, kur hyjmë në Parlament, me këtë projekt për ta konsideruar atë si një mundësi, ne jemi të hapur të japim sugjerimet e tyre, ndryshimet në Ligj, për të marrë pjesë në njësitë e zbatimit të programit dhe madje edhe me shumicën e tyre në kontroll, ideja është që të kemi anë të tretë të kompanive që do të përcaktojnë vërtetësinë e çmimeve për këtë projekt të madh kapital.

Po hyjmë në fazën e dytë të historike "Cebren", një investim i EMV-së, përmes një partneriteti publik-privat. Nëntë kompani kanë kaluar fazën e parë, është një investim mes 500 dhe 800 milionë euro, ne e kemi kualifikuar atë si 600 milionë euro ku presim një pjesëmarrje serioze të EMV-së me më shumë se 30% dhe besojmë për shkak të kushteve që ne i ofrojmë këtë herë që ky investim do të ketë sukses sepse është një bateri rajonale, tërheqëse për shumë kompani botërore nga 9 kompani kemi 2 kompani kineze, 2 turke dhe 5 janë kompani gjigande evropiane.

Tjetra është një ko-gjenerator i termocentralit me gaz në Qendrën Klinike ekzistuese, investimit privat prej 54 megavat, vlera është 20 milionë euro.

Tjetri është investimi i madh, fabrika vendore për prodhimin e çelikut maqedonase me dokumentacion të tërësishëm ekologjik dhe 50 megavat shtesë elektron fotovoltaike, vlera është 250 milionë euro, bëhet fjalë për pajisje të plotë gjermane me të gjitha certifikatat ekologjike.

Investimi është në përputhje me Ligjin për investimet strategjike, ku ne presim mbështetje nga të gjithë, sepse është një projekt i shkëlqyeshëm për teknologjinë më bashkëkohore, me mjedisin dhe duhet të gjenerojë prodhim prej gjysmë miliardi euro në eksport në periudhën para se të vendoset në veprim. Shteti këtu do të investojë 25 milionë euro.

Projekti tjetër është projeksioni për një termocentral me gaz në REK Bitola prej 200 megavat, vlera e investimit është 100 milionë euro nëse fillojmë në kohë me këtë projekt, ne menjëherë duam të ndërtojmë edhe 200 megavat shtesë si faza e dytë në plani i përgjithshëm për mbylljen e impianteve të qymyrit në 2028. 2029, 2030, sipas indikacioneve evropiane.

Besoj se gjatë gjithë kësaj periudhe ne do të jemi në gjendje të investojmë maksimalisht në të gjitha këto burime të ripërtëritshme të energjisë, qytetarët nuk do të humbasin vendet e tyre të punës dhe në një periudhë të përshtatshme kohore sipas këtij Plani PNI 2021-2027 të kemi sukses edhe para se vendet anëtare të BE të mbyllim termocentralet e qymyrit.

Dua edhe njëherë të përmend se investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë duhet të dihen nga të gjithë, siç  është kudo në botë, ato do t'i kushtojnë qytetarëve, sepse nëse duam energji të shëndetshme të gjelbër, paguhet më shumë dhe normalisht shteti do të zhvillojë plane për ndihmë sociale për qytetarët e varfër përmes programeve speciale ku do të ndërhyjmë drejtpërdrejt për paraqitjen e të gjitha politikave të reja në lidhje me liberalizimin e energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe rritjen e ardhshme të çmimeve të energjisë elektrike.

Këtë vit nuk presim një rritje të çmimeve të energjisë elektrike, sepse kemi politika të përshtatshme për të bërë një zbritje të butë të liberalizimit në një kohë kur kompanitë private janë në tregun e lirë dhe nuk mbulojnë hendekun që ndodhi në mbulimin e çmimeve të familjeve, por me të përshtatshme Ne besojmë se do të zhvillojmë një strategji të shkëlqyeshme që do të shkaktojë investime të mëdha në miliarda euro në termocentrale fotovoltaike në mënyrë që të mund të bëjmë siç duhet tranzicionin e sektorit të energjisë në Maqedoninë e Veriut.

Tjetri është impianti fotovoltaik 70 megavat i EFT Serbia, projekt që është dorëzuar në ME dhe komisioni që drejton vlerën e ME-së është mbi 50 milionë euro, duam veprim sipas ligjit për investimet strategjike në lokacionin në Sveti Nikole,  besojmë se patjetër që do të mund  të kontribuojmë në sektorin e përgjithshëm të energjisë së ripërtërishme.
 

Investimi në centralin elektrik të Biomasa nga mbetjet e drunjte në Kriva Pallankë prej 12 megavat, vlera e investimit është 50 milionë euro.

Energjia e qëndrueshme ose e gjelbër është ndër përparësitë tona, siç konfirmohet nga rezultatet e organizative ndërkombëtare të energjisë, që është se Maqedonia e Veriut është në krye në rajon për sa i përket përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Vetëm vitin e kaluar, ne kemi rritur prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtësihme të 827 megavat, që është një rritje prej 10.1% dhe brenda mesatares botërore e një rritje prej 10.3%.

Tjerat projekte janë nga infrastruktura rrugore, hekurudhore,  e gazit, si dhe infrastruktura komunale. Ne do të fillojmë deri në fund të këtij viti me impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Shkup, një projekt me vlerë 136 milionë euro ku presim diku mbi 70 milionë euro grant nga BE-ja. Fabrika e klasifikimit dhe përpunimit të mbeturinave në rajonin Lindor dhe Verilindor, 37 milionë euro nga BE-ja ku është themeluar kompania e përbashkët e shërbimeve për menaxhimin e deponive, gjegjësisht me fabrikën e re në Sveti Nikole, besoj se deri në fund të vitit ne mund të filloni ndërtimin e këtij projekti domethënës. Bëhet fjalë për një numër të madh të komunave nga rajoni i Shtipit dhe Kumanovës. Ndërtimi i kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza në Manastir, me vlerë 30 milionë euro grant nga BE-ja me 15% financim shtetëror. Tenderi do të shpallet në Qershor, shpresojmë që një tender i suksesshëm. Tjetra është mbledhësi i ujërave të zeza në Kërçovë, një projekt prej 14 milionë euro ose 13.8 milionë euro, i cili do të tenderohet gjithashtu në qershor, me një grant të BE-së me 15% financim shtetëror. Ne presim që fillimi i ndërtimit të jetë në fund të  vitit ose fillimin e vitit 2022 dhe natyrisht ndërtimi i një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë, një projekt me vlerë 32 milionë euro, donacion nga BE-ja me 15% financim shtetëror.

Të nderuar,

Ndërtimi i rezervuarëve është në proces, para fillimit të ndërtimit bëhet fjalë për rezervuarin ose digën Reçani, Koçan, Gostivar, Konjsko, Gjevgjeli, digën Sllupçanska, akumulacioni Shtip, vlera e të gjitha këtyre digave ose rezervuarëve është 100 milionë euro.

 

Projekti tjetër është Lugina e Vardarit në vlerë prej 25 milionë euro vetëm për fazën e tretë. Rrjeti i ngrohjes për Manastirin, Novacin dhe projektin Mogila me KFW Bank, me vlerë 35 milion euro është para zgjedhjes së një kontraktori. Ne presim që rrjeti i ujit të nxehtë të fillojë zhvillimin në verë dhe vjeshtë më së voni.

Hekurudha nga Kumanova në kufirin me Bullgarinë, tre fazat janë 600 milionë euro, ne kemi një donacion nga Fondi Evropian i Investimeve, së pari 68 milionë janë siguruar përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, nga Samiti i Triestes dhe 60 milion euro nga Samiti i ardhshëm. Ne presim që të kemi një grant nga BE-ja për këto 600 milionë euro, deri në përfundimin e 280 milionë eurove. Autostrada e shpejtë Shtip - Radovish vlen 54 milionë euro në ndërtim, 65% është e gatshme për përdorim në mes të qershorit që do ta vendosim në përdorim. Faza e dytë vazhdon, deri në shtator 2022 ne besojmë se do të lëshojmë fazën e dytë.
Autostrada Krupisht-Koçan vlen 37 milionë euro, ne kemi vënë në përdorim 50%, tani aksi rrugor Krupisht-Koçan, autostrada Gradsko-Drenovo-Farish është realizuar, vlera e dy ndarjeve është rreth 40 milionë euro, janë zgjedhur realizuesit, kemi sukses dhe po presim nënshkrimin e kontratave në mënyrë që kjo pjesë shumë e rëndësishme të fillojë të realizohet këtë verë.

Autostrada Shkup - Bllacë, me vlerë prej 120 milionë euro, një nga përparësitë e para në infrastrukturën rrugore në vend me interes strategjik për Kosovën, partneri jonë kryesor tregtar, ndërsa në pjesën e Kosovës autostrada tashmë është ndërtuar, pjesa e parë e tenderit ka përfunduar dhe kompania maqedonase “Granit” e fitoi tenderin.

Në lidhje me Gazifikimin, përfundimi i tubacionit nacional të gazit dhe përfundimi i unazave nga Manastiri-Resnjë-Ohër-Strugë dhe anën tjetër Gostivar-Kërçovë-Strugë përfundimi i unazës në vetvete,  fillimi i ndërtimit të interkonektorit me Greqinë dhe përveç kësaj në këtë periudhë të planifikimit ndjek ndërtimin e interkonektorëve me Kosovën dhe Serbinë.Bëhet fjalë për rreth 200 milionë euro ku presim një grant prej 25% nga BE.

Tjetra është faza e dytë e partneritetit publik-privat për ndërtimin e një rrjeti të tretë të gazsjellësit në të gjitha qytetet në Maqedoninë së Veriut.Këto ditë, Qeveria solli vendim për fillimin e zgjedhjes së një këshilltari të transaksioneve ligjore në mënyrë që të kalojmë në fazën e dytë dhe faza e parë u kalua nga dy kompani turke AKSA dhe PANEL, vlera e projektit është 300 milionë euro, koncesioni është rreth 30 vjet.

Rruga e shpejtë Manastir - Mexhitlija, vlera është 50 milionë euro, procedurë standarde për zgjedhjen e një kontraktori, presim  shpalljen e një tenderi në mënyrë që të zgjidhet një kontraktor. Për më tepër, hekurudha Kërçovë - kufiri me Shqipërinë, kemi dokumentacionin, projektin kryesor, studimin e fizibilitetit, me vlerë 520 milionë euro.Për më tepër, autostrada Gostivar - Bukojçani; Bukojçani - Kërçovë; Strugë – Qafë Thanë dhe Tetovë - Gostivar, vlera e projektit është 500 milionë euro, në përputhje me ligjin për investime strategjike. Autostrada Manastir - Prilep, vlera e projektit është 130 milionë euro, gjithashtu me një ligj të veçantë në Parlament.

63 milionë kemi akse shtesë të rrugëve të shpejta srajonale, Kumanovë - Stracin, 12 milionë; Kriva Pallanka 10 milionë euro, Petrovec - Katllanovë 7 milionë, si dhe në rajonet e tjera në vend, gjithsej 63 milionë euro.

Këtu duhet të lëmë të kuptohet se ndërtimi tanimë ka filluar dhe pjesa më e madhe e tij do të realizohet më vonë, ndërsa ky është programi me Bankën Botërore për ndërtimin e rrugëve lokale, me vlerë 70 milionë euro. Do të shtojmë edhe programin TAV, 35 milionë euro për ndërtimin e stacioneve për furnizimin e ujit dhe kanalizimeve, dhe përveç kësaj EIB përmes ekologjisë për ndërtimin e stacioneve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, gjithsej prej 50 milionë euro.

Infrastruktura rrugore është rreth 1.6 miliardë euro, infrastruktura hekurudhore është 1.120 milionë euro, infrastruktura e gazit është 200 milionë euro investime tona dhe 300 milionë euro partneritet publik-privat ose koncesione dhe kanalizimi dhe stacioni për furnizim me ujë janë 35 milionë euro përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe 50 milionë përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Investitorët e huaj vazhdojnë të investojnë në vend edhe në kushte pandemie, eksportet rriten dhe lajmërohen cikle të reja të mëdha investimesh.

Në këtë rast, unë do të doja të njoftoj vendet dhe sektorët e investimeve të reja që vijnë. Bëhet fjalë për disa kompani nga Gjermania, Belgjika, SHBA, Zvicra, Turqia, Holanda, Sllovenia dhe të tjerë që investojnë në ZZHTI në Maqedoninë e Veriut nga më tepër sektorë industrial, të tilla si farmacia, industria e automjeteve,e ushqimit, industria e ndërtimtarisë, prodhimit të broilerave, por dhe fusha të tjera.

Kjo nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës në të gjitha rajonet, paga të mira, futja e teknologjisë së re, rritja e eksporteve dhe ekonomisë së përgjithshme.

Do ti numëroj:

-Kompania nga Gjermania, fabrika për paketim në industrinë farmaceutike, vlera e investimit 120 milionë euro, vende të reja pune 180, ZZHTI Shkup 2;

- Kompania multinacionale, zgjerim me një objekt të ri, vlera e investimit 17 milionë euro, vende të reja pune 100, ZZHTI Shkup 1;

- Kompania nga Italia, zgjerim me një objekt të ri, vlera e investimit 10 milionë euro, vende të reja pune 50, ZZHTI Shkup 3;

- Kompania nga Gjermania, zgjerim i prodhimit, vlera e investimit 7 milionë euro, vende të reja pune 510, ZZHTI Struga,

- Kompania nga Gjermania, investim i ri dhe zgjerim në Manastir, vlera e investimit 30 milionë euro, plus 26 milionë euro zgjerim në Manastir, punë të reja pune 3000 plus 1230 në Manastir, ZZHTI Shkup 3;

- Kompania nga Gjermania, fabrika e re në Kumanovë, vlera e investimit 16 milionë euro, vende të reja pune 1000, zona industriale e Kumanovës;

- Kompania nga Kanadaja, prodhimi i pasqyrave të veturave, vlera e investimit 32 milionë euro, vende të reja pune 900, zona industriale Strugë;

- Fermat për prodhimin e broilerave, fermat e shpendëve në 11 lokacione, vlera e investimit 20 milionë euro, vende të reja pune 1000, të filluar në funksion 30% dhe pjesa tjetër është në ndërtim e sipër;

- Kompania nga Turqia, kapaciteti prodhues, vlera e investimit 12 milionë euro,  vende të reja pune 215, ZZHTI Shkup;

- Kompania nga Gjermania, impianti i ri i prodhimit, vlera e investimit 5 milionë euro, vende të reja pune 100, ZZHTI Shkup 2;

- Kompania multinacionale, zgjerimi i prodhimit, vlera e investimit 7 milionëeuro, vende të reja pune 960, ZZHTI Kërçovë;

- Kompania shumë nacionale, zgjerimi i prodhimit, vlera e investimeve 7 milionëeuro, 30 vende të reja pune, ZZHTI Shkup 1;

- Kompania nga SHBA, impianti i ri i prodhimit, vlera e investimit 13 milionë euro, vende të reja pune 880, ZZHTI Tetovë;

- Kompania nga Belgjika, qendra e zhvillimit dhe hulumtimit, vlera e investimit 1 milion euro, vende të reja pune 15, ZZTI Shkup 1;

- Kompania nga Gjermania, impianti i ri i prodhimit, vlera e investimit 35 milionëeuro, vende të reja pune 120, ZI Ohër;

- Kompania nga Gjermania, impianti i ri i prodhimit, vlera e investimit 15 milionë euro, vende të reja pune 100;

- Kompania nga SHBA, disa projekte të reja, vlera e investimit për të gjithë është 80 milionë euro, impianti më i ri është 28 milionë euro, vende të reja pune 57, ZZHTI Shkup 2;

- Kompania shumënacionale, projekti i ri, vlera e investimit 20 milionë euro, vende të reja pune 300, ZZHTI Shkup 1;

- Kompania nga SHBA, prodhimi i pajisjeve metalike, vlera e investimit 13 milionë euro, vende të reja pune 80, ZI Zhabeni Manastir;

- Kompania nga Zvicra, prodhimi i bioteknologjisë, vlera e investimit, 18 milionë euro, vende të reja pune 125, ZI Shkup;

- Kompania nga Turqia, tre linja prodhimi nën një çati, vlera e investimit 2 milionë euro, ZI Prilep;

- Kompania nga Turqia, prodhimi i materialeve të ndërtimit, vlera e investimit 7 milionë euro, vende të reja pune 120, ZZHTI Shkup;

- Kompania nga MKD, prodhimi i ushqimit, vlera 5 milionë euro, vende të reja pune 100, ZZHTI Prilep;

- Kompania nga MKD, impianti i prodhimit, vlera 2 milion euro, vende të reja pune 194, Prilep;

- Kompania gjermane, Qendra e re DATA, vlera 20 milionë euro, vende të reja  pune 35, Shkup;

- Kompania nga Holanda, impianti për produktet kozmetike dhe higjienike, vlera 10 milionë euro, vende të reja pune 188;

- Kompania gjermane, pjesë të automobilave, vlera e investimit 7 milion euro, vende të reja pune 600, ZZHTI Shkup;

- Kompania nga Sllovenia, pjesë të automobilave, vlera e investimit 7 milionë euro, vende të reja  pune 450, Shkup;

- Kompania nga Sllovenia, impianti i rii prodhimit, vlera e investimit 30 milionë euro, vende të reja  pune 120, ZI Probishtip.

 

Vlera e përgjithshme e Planit Ndërhyrës për Investime IPI 2021-2027 është më shumë se 8 miliardë euro, shumica e tyre janë investime private ose grant donacione të BE-së, koncesione, partneritete publike-private, të gjithë bashkë një total prej 4.2 miliardë euro. Paratë shtetërore nga buxheti i vet, një pjesë janë linjat kreditore që sigurohen, për të cilat deri më sot flitet për borxhin publik dhe shtetëror, janë investime që ende janë duke u realizuar dhe kreditë janë nënshkruara dhe borxhi publik është regjistruar në më shumë se 3.8 miliardë euro që së bashku do të thotë  tejkalim prej 8 miliardë euro investimesh.

Për zbatimin efikas të IPI 2021-2027, do të formohet një njësi e monitorimit të investimeve, e cila do të paraqesë një grup koordinues të sektorit publik dhe privat dhe do të jetë përgjegjës për menaxhim të procedurave për trajtimin e Planit  Ndërhyrës për investime publike private.Për këtë do të shtoj gjenerimin e plotë të strategjive për mundësinë e ndërtimit të centraleve  fotovoltaike në shtëpi private individuale me programe të zhvilluara të veçanta, programe shtesë për rritjen e efikasitetit të energjisë.

Fuqimisht besoj se kriza shëndetësore ka përfunduar dhe se vetëm me punë dhe synime dhe përpjekje të sinqerta do të ketë kushte më të mira dhe përmirësim të vazhdueshëm të standardit  të jetesës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Qeveria është këtu për të dhënë motivim dhe mbështetje për stabilitet ekonomik, për rritje dhe zhvillim të vendit tonë, për një jetë të qetë dhe stabile të popullit tonë.

E gjithë kjo është plotësisht komplementare me të gjitha strategjitë tona fiskale nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave dhe dikastereve të ekonomisë. Besoj se si një nxitje serioze ose nxitje për zhvillimin e ekonomisë sonë ne mund të ndryshojmë me të vërtetë imazhin e përgjithshëm, të rrisim standardin ekonomik të qytetarëve, PPV dhe eksportet e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut.

Ju falënderoj për vëmendjen”.

 

PLAN NDËRHYRËS PËR INVESTIME 2021-2027 by Влада на Република Северна Македонија on Scribd