Raporti i UNESCOS-s përfshin periudhën deri në janar 2020 dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet fuqishëm e përforcuar në korrik kur do të debatohet për këtë raport dhe kur do të merret mendim përfundimtar, t’i prezantojmë të gjitha aktivitetet që janë ndërmarrë për trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit dhe me përgjegjësi them se pushteti qendrorë ka bërë shumë," theksoi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për TV Klan Maqedoni.
"E pranoj se UNESCO disa vite na paralajmëron, por pas pranisë së ekspertëve të UNESCO-s është bërë shumë. Edhe verën e kaluar edhe këtë verë. Vazhdimisht e përshëndesim aksionin për heqjen e ndërtimeve pa leje rreth plazheve nga Ohri, por për fat të keq nuk mund ta bëjmë në Strugë. Prandaj bëj thirrje që edhe Struga të veprojë në mënyrë të duhur. Ne investuam shumë në rindërtimin e kolektorit dhe përfundimin e tij deri në Radozda. Tani nuk ka asnjë shans për të marrë një leje ndërtimi pa mendimin e Komisionit për zbatimin e Planit për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit," tha Kryeministri Zaev.
Ai shtoi se Qeveria po ndërmerr hapa urgjentë pwr ekipimin e kuadrit tw ekspertwve dhe profesional në institucionet më të rëndësishme si Instituti dhe Muzeu i Ohrit, Drejtoria për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe NP Galicica. Punimet në rrugët rajonale që ishin në kundërshtim me Planin janë pezulluar dhe rruga e linjës hekurudhore Kërçovë-Lin në Shqipëri, e cila ishte planifikuar më parë të kalonte nëpër zonën e mbrojtur, është ndryshuar.