Zaev: Fabrika me memanxhim të mbeturinave me teknologji inovative pa emisione ndotëse në Negotinë do të kthejë mbeturinat në energji dhe do të mbyllë deponitë ilegale në 5 rajone planifikuese në vend

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot morri pjesë në debatin për hapjen e fabrikës për përpunimin e mbeturinave në Negotinë të organizuar nga Komuna dhe në bashkëpunim me organizatat qytetarë dhe nga mjedisi jetësorë, me qëllim që të demantohen informacionet keqdashëse dhe të gabuara për këtë investim i cili është pjesë nga Plani i ndërhyrjes për investime për vitin 2021-2027 i Qeverisë.

"Si pjesë e Planit të Ndërhyrjes për Investime 2021-2027 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është investimi në energji nga mbeturinat, pra investime rigorozë ekologjikë pa sistem shkarkimi, pra përmes një sistemi të mbyllur pa oxhak, i cili paraprihet nga pajisjet e përzgjedhjes ose ndarjes për zgjedhjen primare të mbeturinave. Theksoj se kjo është një teknologji që nuk djeg mbeturinat për të krijuar emisione të gazrave të dëmshëm. Temperaturat jo të  larta në furra menjëherë i kthejnë mbeturinat në gaz, i cili më pas përdoret për të lëvizur turbinat e gazit për të prodhuar energji elektrike, një pjesë e vogël nga mbeturinat që mbeten si një substancë e ngurtë përdoren si një material në industrinë e ndërtimit," tha Kryeministri Zaev.

Bëhet fjalë,  tha Kryeministri Zaev, për teknologji inovative që vjen në vendin tonë dhe fabrika që do të ndërtohet me këtë investim nuk paraqet ndonjë kërcënim për tokën, ajrin, ujin, dhe në procedurën e ndërtimit do të zbatohen të gjitha detyrimet ligjore dhe a do të respektohen të gjitha standardet e përshkruara për mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

Investimi gjithashtu përfshin 100 automjete komunale për mbledhjen e mbeturinave, ndërtimin e 11 stacioneve transferuese, përveç kësaj 11 nënstacione montimi, 6,000 kontejnerë komunalë metalikë dhe plastikë dhe asfaltimin e një pjese rrugore prej 5 km në fshatin Dubrovo dhe në territorin e Komunës së Negotinës.

Vlera e parashikuar e kapitalit që do të investohet nga Investitori Strategjik është 336.6 milion euro.

Ky projekt paraqet një zgjidhje të tërësishme dhe të përhershme të  mbeturinave prej 74% të territorit të Maqedonisë Veriore ose mbulon 48 komuna, pra 5 rajone planifikuese në vend. Bëhet fjalë për  një investim privat plotësisht i huaj, përmes kompanisë "Zoka Energy Solution" - Negotinë, përmes Ligjit për Investime Strategjike.

"Përkundër të gjitha keqkuptimeve, interpretimeve dhe keqinformimeve, qëllimi i këtij investimi është të mbrojë mjedisit jetësorë, të zvogëlojë ndotjen dhe të përmirësojë mirëqenien dhe kushtet e jetesës duke marrë mbeturinat e mbledhura nga ndërmarrjet komunale , trajtimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë duke aplikuar teknologji të reja dhe inovacione ", tha Kryeministri Zaev.

 

Në shpjegimin e tij për përfitimet e këtij investimi strategjik për menaxhim të përhershëm dhe të qëndrueshëm të mbeturinave në vendin tonë, Kryeministri Zaev tha se me këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm të gjitha deponitë ilegale do të mbyllen.

"Kjo nënkupton parandalimin e emetimit të gazrave toksikë, do të ndalojë ndotjen e tokës dhe ujërave nëntokësore, ndotjen mikrobiologjike dhe do të parandalojë shfaqjen e zjarreve të pakontrolluara në deponitë që ndotin më tej ajrin. Ndotja që rezulton nga djegia e mbeturinave bujqësore në të hapur do të ndalet. Më në fund, ashtu si në vendet e përparuara evropiane, do të krijohen lehtësira për transformimin e mbetjeve në energji të rinovueshme dhe lëndë të parë, dhe investimi do të stimulojë zhvillimin ekonomik duke krijuar vende të reja pune dhe angazhimin e një numri të madh të kompanive vendase. Dhe një përfitim tjetër i rëndësishëm, me këtë investim ne do të rrisim mundësitë për të zvogëluar përdorimin e lëndëve djegëse fosile si strategjinë tonë serioze për përdorimin maksimal të burimeve të ripërtëritshme të energjisë," tha Kryeministri Zaev.

Në fund të fjalimit të tij, Kryeministri Zaev theksoi se ky investim është një përgjigje ndaj angazhimit tonë për negociatat e anëtarësimit në BE, ku çështjet e mjedisit jetësorë kanë një rëndësi të veçantë.

Përveç Kryeministrit Zaev, në debatin  mbi investimin në një fabrikë të përpunimit të mbeturinave në Negotinë u drejtua edhe Kryetari i Komunës së Negotinës Toni Delkov, Laze Filipov, menaxher i projektit të "Zoka Energy Solution" dhe Ivo Kreca, një përfaqësues i "Green Investment".