U promovua lexuesi i parë digjital për personat me shikim të dëmtuar dhe për grupe të tjera si mjet funksional për gjithëpërfshirje dhe pavarësi më të madhe

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, si dhe me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska, sot morën pjesë në promovimin e mjetit digjital, lexuesi audio i quajtur “Kiko”.

“Ky aplikacion, i cili është lehtësisht i pranueshëm për të gjithë moshat, duke përdorur sistemin e shndërrimit “fotografi ose tekst në zë”, do të mundësojë komunikim të pandërprerë, lëvizje të pandërprerë dhe përfshirje të plotë në shoqëri dhe jetë dinjitoze të qytetarëve tanë.  Jashtëzakonisht është e rëndësishme që me Aplikacionin lexuesi audio “Kiko”, personat me shikim të dëmtuar për herë të parë fitojnë mjet funksional, bashkëkohor dhe të duhur , që në jetën e përditshme do t’ju mundësojë  pavarësi më të madhe dhe atë në të gjitha fushat”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shprehu kënaqësinë që softuer – aplikacioni për herë të parë do t’ju mundësojë mbi 3.000 personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar, tekstin e shkruar të dëgjojnë dhe të kuptojnë në versionin audio.

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria tërësisht e mori detyrimin, si anëtar i Kombeve të Bashkuara, që vazhdimisht të punojë në implementimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

“Vendi jonë në vitin 2011, e ratifikoi Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe kjo Qeveri mori  plotësisht obligimin, si anëtare e Kombeve të bashkuara, të punojë në zbatimin e Konventës, duke siguruar të drejta dhe mundësi të barabarta të një jetë dinjitoze dhe të pavarur të personave me aftësi të kufizuara, si dhe për qytetarët e tjerë”, theksoi Kryeministri Zaev dhe i bëri thirrje  komunitetit të biznesit , veçanërisht kompanive, të ofrojnë mbështetje gjuhësore, për sa më shumë shërbime.

“Aplikacioni “Kiko”, mund të shërbejë si bazë, gjegjësisht si bazë, mbi të cilën mund azhurnohen programe të tjera, me ndihmën e të cilave personave me aftësi të kufizuara do t’ju mundësohet të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe të përparuar edhe në planin  social dhe ekonomik. Të punojnë bashkë edhe më tepër në tejkalimin e pengesave më të vogla për të siguruar qasje të barabartë në arsim, punësim, shëndetësi, jetën sociale dhe kulturore në bazë të barabartë, për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska  sqaroi se aplikacionin, përveç personave me shikim të dëmtuar mund ta përdorin edhe personat që kanë vështirësi në të mësuar, personat me disleksi dhe të gjithë ato persona që informacionet më mirë dhe më lehtë i kuptojnë në audio format.

“”Kujdesi për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, për ne si Qeveri dhe veçanërisht si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale është përparësi. Ndërtojmë politika dhe ndërmarrim aktivitete që t’u përgjigjemi nevojave të tyre. Motoja e personave me aftësi të kufizuara “asgjë për ne – pa ne” është baza mbi të cilën ndërtohen politikat tona të cilat i ndërtojmë bashkë me personat me aftësi të kufizuara”, tha ministrja Shahpanska dhe shtoi se për dallim prej më parë, kur dëgjoheshin zëra robotik, tani lexuesi –audio tingëllon natyrshëm, i lehtë për të kuptuar dhe i disponueshëm  në versionin mobil dhe në desktop të krijuar në përputhje me trendet bashkëkohore teknologjike.

Përfaqësuesja e përhershme e  Programit për zhvillimin e Kombeve të Bashkuara, UNDP-së,  Narine Sahakjan,  theksoi se Konventa konfirmon maksimën për gëzimin dhe respektimin e të gjitha të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të të gjithëve, por vëmendje të veçantë i kushton  mbrojtjes së dinjitetit të personave me aftësi të kufizuara.

Me prezantimin e sotëm të aplikacionit  “Kiko”, besoj se të gjithë jemi një hap më afër drejt realizimit të vërtetë të këtij angazhimi.  Pas më shumë se dhjetë vjet punë të palodhur dhe përkushtim në mbështetjen e partnerëve nacional për përmbushjen e parimeve të Konventës së KB-së  për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, sot  “Kiko” paraqet një arritje shumë të rëndësishme në këtë angazhim”, tha përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Narine Sahakjan.

Kryetari i Unionit të të Verbërve, Zharko Sellkovski, tha se mjeti ka  rëndësie të madhe sepse personat e verbër mund të punojnë në mënyrë të pavarur, mund të lexojnë, të dërgojnë email dhe të ngjashme.

“Kjo pasje është falas, e para e këtij lloji, e shpejtë, e qartë dhe e pastër. Jam i kënaqur që gjithandej do të tregojmë se kemi program gjuhësor. Falënderoj Kryeministrin, Ministren, UNDP-në dhe angazhimet për lehtësimin e jetës  së përditshme”, tha Sellkovski.

Aplikacioni digjital –audio lexuesi është krijuar me iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Programit për zhvillimin ne Kombeve të Bashkuara dhe në partneritet me Unionin Nacional të Personave të Verbër.

Aplikacioni është falas dhe i qasur në gjuhën maqedonase, ndërsa në rrjedhë është përpilimi i tij edhe në versionin  e gjuhës shqipe, i cili do të jetë në qasje për disa muaj. Qasja në deri në aplikacionin  është rëndomtë. Mjafton të qaset në Google Plaz Store dhe të shkarkohet aplikacioni RH Voice.

Pasi që të instalohet ky aplikacion është e nevojshme të zgjidhet lista e gjuhëve në “maqedonisht” , menjëherë pranë emërimit “Kiko”.