Mbështetje më e madhe e kompanive dhe e sektorëve të vendit
Qëllimi ynë është të krijojmë ambient për biznes dinamik dhe konkurrues, të liruar nga ndikimet politike, zvogëlim të procedurave dhe barrierave administrative dhe duke përdorur plotësisht shpirtin sipërmarrës dhe njohuritë e kapitalit njerëzor vendas. Transformimi i ekonomisë do të ndiqet me seri masash të menduar mirë, praktike dhe të realizueshme për mbështetje, të cilat realisht do të ndihmojnë biznesin tonë të jetë i zgjeruar, i zhvilluar dhe i qëndrueshëm. Si deri më tani, mbështetja kryesore do të jetë pikërisht forca lëvizëse e ekonomisë sonë, e sektorit më të madh të punësimit, krijues i vlerës dhe i konsumatorit më të fuqishëm, kurse ato janë kompanitë mikro dhe të vogla. Vazhdojmë me Planin e rritjes së ekonomisë dhe të masave të parapara në politikë, me rritjen e fondit më së paku për 20% në nivel vjetor.
Do të mundësojmë themelim të firmës me shumë minimale të kryegjësë prej 1 euro. Me këtë masë qytetarët kanë mundësi të themelojnë firmë me shpenzime minimale dhe t’i realizojnë idetë e tyre dhe planet e biznesit nëpërmjet firmave të sapoformuara. Ne besojmë se qytetarët e Maqedonisë kanë ide, ndërkaq idetë janë kapital, e hapim biznesin e sektorit, e bëjmë të arritshëm për të gjithë dhe bëjmë thirrje për gara të ideve dhe konkurrencës.
Qeveria do ta ndërpret tatimin e të ardhurave personale (i njohur si tatim personal, dhe realizohet si kthim i tatimit) për kategorinë e trajnimeve, kualifikimeve, marrjes së licencave (të përkufizuara në mënyrë rigoroze vetëm për veprimtarinë e kompanisë), të cilat do të mundësojnë përmirësimin e cilësisë së fuqisë punëtore me të cilën disponojnë kompanitë. Do të vendosim ndryshim të plotë të sistemit për pagesë dhe për lartësinë e tatimit, në pajtim me madhësinë e ndërmarrjes, numrin e të punësuarve dhe të ardhurat vjetore.
Do ta shfuqizojmë tatimin për dy vitet e para për të gjitha kompanitë e sapoformuara dhe në mënyrë drastike do t’i zvogëlojmë shpenzimet e marrjes së dokumentacionit juridik për nevojat e biznesit (dokumente nga Regjistri Qendror, dogana, dokumentacion për pjesëmarrje në tenderë dhe institucione të tjera shtetërore). Për shembull: ulje drastike të çmimit të dhënies së gjendjes rrjedhëse.
Fillestarëve të biznesit u është e domosdoshme ndihma për plotësimin e kërkesave rregullatore. Regjistri Qendror i Shoqërive Tregtare detyrimisht do t’u japë “Informator” me të gjitha informacionet e rëndësishme për udhëheqjen e biznesit: dokumentet e nevojshme të cilat duhet t’i ketë shoqëria tregtare, procedura e regjistrimit të TVSH-së, cilat kushte duhet t’i plotësojnë në pajtim me kërkesat e kontrolleve, të drejtave dhe detyrimeve të inspektimit të cilat burojnë nga Ligji i Marrëdhënieve të Punës, mundësitë, të cilat i mundëson shteti për subvencionim dhe mbështetje të ndërmarrjes, mënyrat e qasjes dhe sigurimit të dokumentacionit nga institucionet shtetërore dhe informacionet e tjera të cilat do t’ua lehtësojnë punën e ndërmarrjes.
Qeveria do të fillojë me procesin e zvogëlimit të tatimeve parafiskale deri me 75% dhe nivelizimin e tyre në pajtim me subjektet ekonomike, nëpërmjet dialogut me odat ekonomike. Do të krijojmë regjistër të tatimeve parafiskale, i cili do të jetë rregullisht i përditësuar dhe i plotësuar, me çka kompanitë në çdo kohë do të kenë kontroll dhe do të mund në mënyrë përkatëse të planifikojnë aktivitetet e tyre financiare. Kështu për shembull, do të shfuqizojmë kompensimin e lidhjes së pjesës fiskale me serverët e DAP-it dhe kompensimin e kontrollit të qarkullimit të cilin e kryen DAP-i, në mënyrë precize do të rregullohet servisimi i pjesëve fiskale te ndërmarrjet dhe ajo do të jetë falas për të gjitha subjektet tregtare të cilat shfrytëzojnë pjesë fiskale, do të rritet afati kohor për ndryshimin e SIM-kartelës nga kasa fiskale prej një viti në 3 vjet, do ta kufizojmë shumën e çmimit të kontrolleve të detyrueshme sistematike të të punësuarve.
Do të vendosim standarde europiane në sigurimin e përgjegjësisë nëpërmjet uljes së çmimeve të kostove të kartonit të gjelbër, si prodhim i liberalizimit të çmimit AO dhe zgjidhjes së problemit me automjete të pasiguruara.
Do të vazhdojmë në përparimin e sistemit të mbështetjes të automjeteve ekologjike (me fokus të automjeteve elektrike dhe të hidrogjenit) dhe për automjetet me vlerë më të ulët deri në vlerë më të mesme nëpërmjet heqjes ose uljes së akcizave tatimore dhe jotatimore (si tatimi i automjeteve, TVSH-së, doganës, shpenzimeve të regjistrimit, patarinave etj.). Do të përkushtohemi në mënyrë të fuqishme në rregullimin e tregut të automjeteve të përdorura dhe mbrojtjen e konsumatorëve nëpërmjet sistemit të kontrollit të cilësisë dhe parametrat e deklaruara të automjetit, si dhe vendosjen e dispozitave ndëshkuese lidhur me mashtrimet e numrit të kaluar të kilometrave të automjetit.
Do të vendosim ligj për falimentim personal si model për mbrojtjen e nevojave jetësore të debitorit nëpërmjet mosekzekutimit të borxhit të tij në lartësi të caktuar, parandalimit të huazimeve të reja, por edhe të kreditorëve, të cilët do të mund të arkëtojnë vlerën reale. Me ligj të tillë nuk do të krijohet sistem i spirales së borxhit.
Do të publikojmë rregullisht, listë të bardhë të tatimpaguesve, respektivisht të kompanive të cilat i paguajnë detyrimet e tyre tatimore. Në Ligjin e Disiplinës Financiare do t’i përfshijmë edhe institucionet shtetërore dhe qeveritare dhe do t’i barazojmë me obligimet e sektorit privat.
Qeveria do të vazhdojë me ligj të ri të E-tregtisë në funksionin e rregullimit të biznesit dhe çrrënjosjes të konkurrencës jolojale dhe evazionit fiskal. Me këtë ligj përfundimisht duhet të rregullohet e-tregtia nëpërmjet vendosjes së dispozitave të e-faturës, e-llogarisë fiskale dhe e-pagesës. Ky ligj duhet të sigurojë përshtatshmëri të mëdha për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe përfshirjen e tyre në zinxhirët global të furnizimit dhe tregtisë globale.
Qeveria do të vazhdojë ligj të veçantë për engjëjt e biznesit dhe ndryshimet e Ligjit të Fondeve të Investimeve, me të cilat në mënyrë të konsiderueshme do t’i zvogëlojmë kufizimet e themelimit të fondeve të investimeve. Do të mundësojmë formimin e fondeve hibride me kapital rreziku, respektivisht do të parashihen fonde në të cilat përveç qeverisë, si investitor do të mund të jenë edhe investitorë institucional dhe privat, korporata, banka, fonde të pensionit dhe engjëjt e bizneseve.
Do t’i subvencionojmë shpenzimet e kompanive eksportuese të cilat posedojnë certifikatë TUV dhe CE për prodhimet që marrin pjesë në një panair në vit në Europë dhe në një panair në vit me zgjedhje në SHBA, Afrikë dhe Azi, në lartësi prej 50% të shpenzimeve për pjesëmarrje.
Qeveria do të propozojë zgjidhje më të mirë institucionale për mbështetje të rritjes së potencialit të zonave të zhvilluara. Njëkohësisht, plotësisht do të zgjidhen të gjitha pengesat procedurale dhe logjistike për funksionimin e Zonës së Zhvillimit të Tetovës, së bashku me terminalin doganor, kurse Qeveria do ta ndihmojë edhe zhvillimin e infrastrukturës në zonën industriale të Vizbegut.
Qeveria do të fillojë procesin e kapitalizimit të Bankës së Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të mundësojmë instrumente të qarta, të matshme dhe efektive për financimin e nevojave eksportuese të kompanive, respektivisht financimit direkt të eksportit dhe rritjes së madhësisë së tij dhe konkurrencës të produkteve dhe shërbimeve të Maqedonisë.
Për nevojat e luftës kundër konkurrencës jolojale nëpërmjet masave përkatëse, do të pamundësohet kryerja e veprimtarisë e cila nuk është e regjistruar dhe do ta harmonizojmë Ligjin e Ndalimit dhe të Parandalimit të Kryerjes së Veprimtarisë së Paregjistruar me të gjitha ligjet me të cilat veprojnë inspektorët. Rezultati nga e përmendura do të jetë zvogëlimi dhe eliminimi i ekonomisë së hirtë dhe e konkurrencës jolojale me të cilat ballafaqohen kompanitë e regjistruara private, tregtarët individualë, të cilët i respektojnë ligjet, paguajnë tatime, plotësojnë standarde dhe në mënyrë të rregullt i paraqesin dhe i paguajnë të punësuarit.
Në fushën e turizmit, Qeveria do të sigurojë një sistem për subvencionimin e turizmit alternativ dhe kulturor. Vendet arkeologjike do të trajnohen dhe do të jenë në dispozicion për vizitë të turistëve vendas dhe të huaj. Ne do të mundësojmë përdorimin e Wi-Fi shtetëror falas duke klikuar në një lidhje që do të çojë në anën promovuese të komunës, rajonit, hyrjen në vend, ndalesave dhe stacioneve të benzinës.
Në mënyrë që të përfitojmë nga kërkesa në rritje për turizmin malor të profilizuar, ne parashikojmë krijimin e Zyrës së veçantë për turizmin malor dhe përmbajtjen malore, e ngarkuar për përcaktimin dhe menaxhimin e investimeve të pritshme vendore, publike dhe private dhe të huaja, zbatimin e një sistemi të ndryshimeve në këtë segment dhe pozicionimit të vendit në turizmin malor rajonal dhe evropian të integruar. Kjo zyrë do të përqendrohet në zhvillimin e Malit Sharr, Mavrovës, Matkës, Pelisterit dhe Galiçicës. Për më tepër, ne do të fillojmë përgatitjet për zhvillimin e turizmit në Majën e Zezë në Malet e Osogovës, si një pikë qendrore për turizmin dimëror dhe malor. Rreth Kodrës së Diellit, Qeveria do të konsiderojë modele të ndryshme për zhvillimin e saj si një qendër turistike rajonale me mundësinë e investimeve private ose partneritetit publik-privat që do të mundësonte ndërtimin e një teleferiku nga Tetova në Kodrën e Diellit. Në të njëjtën kohë, Qeveria do të fillojë rindërtimin e shtëpizave ekzistuese malore dhe ndërtimin e shtëpive të reja duke përcaktuar një model për menaxhim dhe investime në to dhe gjurmimin dhe promovimin e shtigjeve zyrtare të alpinizmit.
Qeveria do të mbështet përpunimin e aplikacionit iOS dhe Android për turizëm në MK, e ndarë në sektorë (verë, dimër, shëtitje, çiklizëm, kampe, zona arkeologjike, turne vere ...), duke ndjekur shembullin e sistemit të informacionit për planifikimin hapësinor.
Qeveria do të stimulojë vendosjen e modeleve inovative në konceptimin e turizmit të “shëndetshëm” dhe “pensionist” për pensionistët vendas dhe të huaj, sipas shembullit të praktikave të suksesshme të destinacioneve të zhvilluara turistike. Qeveria do të mbështet marketing-fushata për promovimin e shtetit si vend për kënaqësi, i njohur dhe brend i rritur turistik dhe do të stimulojë subjektet ekonomike të cilat financojnë/sponzorojnë video materiale vendase të prodhuara për promovimin e shtetit.
Qeveria do ta fillojë projektin “Ylli plus” për subvencionet shtetërore në lartësi prej 50% të investimit për kapacitet hotielerik të regjistruar, që ka për qëllim të marrë një shkallë më të lartë të kategorizimit të objektit të tij, në të gjitha vendet kryesore turistike.