Me vendosjen e kurorave të luleve të freskëta në vendprehjet e përhershme të ish presidentëve të shtetit Gligorov dhe Trajkovski dhe me dhënien e respektit për kontributin e tyre të rëndësishëm në vendosjen e shtetësisë së pavarur të vendit tonë, sot filluan përmbajtjet programore me të cilat qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut festojnë dhe shënojnë 30 vjetorin e Pavarësisë.
Në alejën e të mëdhenjëve në varrezat në Butel, para varrezave të presidentëve Gligorov dhe Trajkovski, kurora me lule të freskëta vendosën Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, delegacioni i Kuvendit i udhëhequr nga nënkryetari Goran Misovski.
Delegacionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në ceremoninë e vendosjes së luleve në vendprehjet e përhershme të presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski e udhëhiqte Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryetari i Qeverisë për Luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, , zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar Çështje ekonomike, koordinim me burimet ekonomike dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Krahas anëtarëve të delegacionit të kreut shtetëror, lule të freskëta vendosën dhe dhanë respekt edhe delegacioni i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lidhja e Luftëtarëve, përfaqësues të më shumë institucioneve shtetërore dhe shoqërore, kori diplomatik, bashkësitë fetare, organizatat qytetare, partitë politike, BNJLV-ja dhe Qyteti i Shkupit, si dhe delegacione të tjera.
Programi solemn qendror për shënimin e 30 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si manifestim i lartë ceremonial shtetëror, do të fillojë sot në orën 17:00 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me përmbajtjet e saj do t’i përkushtohet referendumit historik të 8 shtatorit të vitit 1991, kur qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë e konfirmuan vazhdimësinë e Ilindenit dhe KAÇKM-së dhe masovikisht dhanë votën e tyre për Pavarësinë e shtetit tonë si subjekt ndërkombëtar sovran dhe për njohje ndërkombëtare si anëtare e barabartë e bashkësisë së popujve.
Ngjarja e pasqyron Maqedoninë e sotme të Veriut e cila u bë vend i barabartë për të gjithë qytetarët, shoqërinë e të gjithë qytetarëve të cilët bashkë i realizuan interesat tona strategjike që përcaktojnë ardhmërinë e vendit tonë.
Me rastin e tre dekadave të Pavarësisë, Presidenti Stevo Pendarovski sot me dekoratën “8 Shtatori” do të dekorojë presidentin e Kuvendit të parë shumëpartiak, Stojan Andov, si dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën mandatore nga viti 1990 deri në vitin 1994.