Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot priti në takim delegacionin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, të cilën në vizitë pune njëditore në vendin tonë e kryeson anëtari i kryesisë Shefik Xhaferoviq.
Në takim, Kryeministri Zaev shprehu mirëseardhjen e tij të sinqertë për delegacionin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe theksoi se vizita e anëtarit të Presidencës në këtë vend Shefik Xhaferoviq është rezultat i vazhdimësisë dhe marrëdhënieve jashtëzakonisht pozitive dhe tradicionale të ngushta mes dy vendeve.
Zaev dhe Xhaferoviq theksuan në takim se dy vendet i lidhin edhe interesat dhe vlerat e përbashkëta, siç janë anëtarësimi në NATO dhe BE dhe në këtë drejtim Kryeministri Zaev tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme me Bonjë dhe Hercegovinën të ndajë përvojën e procesit të aderimit deri në anëtarësimin e plotfuqishëm në Aleancën Veriatlantike.
Kryeministri Zaev theksoi se është me rëndësi të veçantë që kjo vizitë realizohet sot, në Ditën Ndërkombëtare të boshnjakëve dhe e njoftoi anëtarin e Presidencës së Bonjë dhe Hercegovinës se vjen nga inspektimi i fazës së fundit të ndërtimit të urës “Lulja e Srebrenicës”, e cila edhe simbolikisht dhe realisht i lidh dy vendbanimet në vendin tonë ku jetojnë bashkatdhetarët tanë nga komuniteti boshnjak bashkë me pjesëtarët e komuniteteve të tjera maqedonas, shqiptarë dhe komunitete të tjera.
Në takim, u theksua se të dyja vendet njohin potenciale të forta për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin e përgatitjeve për krijimin e një linje ajrore mes Sarajevës dhe Shkupit, të cilat u ndërprenë për shkak të pandemisë dhe nga e cila pritet të nxisë komunikimin mes të dyjave vende.
Zaev dhe Xhaferoviq ranë dakord në takim se Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë lidhje shumë të ngushta nga e kaluara dhe se kanë përcaktime të përbashkëta edhe për një të ardhme të përbashkët.