Më 9.12.2021 (e enjte) në aeroportin Shkup dhe në hapësirën ajrore mbi kryeqytet do të organizohet aktivitet për të demonstruar mënyrën e kryerjes së patrullimit ajror të misionit të NATO-s mbi Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë aktivitetit të planifikuar, mediat dhe publiku i gjerë do të mund të njihen dhe të dëshmojnë mënyrën se si kryhen patrullimet ajrore, si dhe të njihen me avionët luftarakë të NATO-s F-16 dhe AVAKS që do të përfshihen në këtë aktivitet.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe të ftuar të tjerë të lartë nga Kuvendi dhe Qeveria, komandanti i Qendrës së NATO-s për Operacione të Kombinuara Ajrore në Torehon - nënkoloneli i përgjithshëm Fernando De La Kruz Karavaka dhe Kryeshef i Shtabit të Përgjithshëm nënkolonel-i përgjithshëm Vasko Gjurçinovski.
Pas ngjarjes, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe gjenerali De La Kruz do të kenë deklaratë për mediat.
Ju ftojmë të ndiqni aktivitetet të cilat do të realizohen në Aeroportin Shkup dhe të njiheni nga afër me avionët që do të përfshihen në këtë patrullë mbi hapësirën tonë ajrore e cila është e integruar në sistemin e sigurisë kolektive të mbrojtjes së hapësirës ajrore mbi shtetet anëtare të NATO-s.
Kjo ngjarje do të shënojë kyçjen zyrtare të hapësirës ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sistemin e patrullimit ajror të NATO-s.
Ekipet mediatike të interesuara, mund të akreditohen për të ndjekur ngjarjen që është paraparë të ndodh në Aeroportin Ndërkombëtar në hyrjen e Portës 5, ku do të duhet të arrijnë ditën e njëjtë, jo më vonë se në orën 11:45.
Për të respektuar protokollet me KOVID-19 dhe protokollet e sigurisë së aeroportit, është e nevojshme të kryhet procesi i akreditimit në linkun e mëposhtëm jo më vonë se data 7 dhjetor 2021 (e martë), deri në orën 20:00 dhe si shtesë në sistemin TAV dhe MPB.
Ju lusim që t'u përmbaheni rreptësisht udhëzimeve të dhëna nga TAV dhe MPB për t'u siguruar qasje pa pengesë përfaqësuesve të mediave në aeroport.
Për lëvizje më të lirshme të ekipeve mediatike, ju lutemi të tregoni në formën e akreditimit nëse përfaqësuesi mediatik do të përdorë transport të organizuar. Për ata që do të përdorin transport të organizuar, nisja do të bëhet të enjten më 9 dhjetor në orën 10:50, në anën e garazheve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Link nga forma për akreditim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut: https://forms.gle/