Qeveria edhe këtë vit me paketa për Vitin e Ri për 150 fëmijë nga shtëpitë e vogla grupore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ditëve të fundit i gëzoi fëmijët në shtëpitë e e vogla grupore, si dhe në institucionin për fëmijë me probleme sociale-edukative. Dhuratat janë paketa për Vitin e Ri të cilat u dorëzuan në adresat e tyre.

Qeveria është përkushtuar në nxitjen dhe zhvillimin  fëmijëve, t’u jepet liri  për të shprehur siç duhet aftësitë, ndjenjat, kreativitetin, shkathtësinë e tyre, për të qenë në gjendje të marrin vendime të guximshme në jetë. Thjesht t’a kalojnë jetën me vetëbesim dhe siguri.

Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të vihet re në shtëpitë e vogla grupore është se ato nuk janë thjesht një vend për të jetuar, por një vend që krijon një ndjenjë dashurie tek fëmijët.

Fëmijët janë shumë të rëndësishëm në shoqëri, dhe me aktivitete të tilla Qeveria kujdeset për fëmijët dhe rrjedhimisht për të ardhmen tonë.