Vazhdon rritja e pagës mesatare, në nëntor të vitit 2021 ka qenë 29.130 denarë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, kjo do të thotë rritje e pagës mesatare të paguar neto për të punësuar prej 5.6%, në raport me muajin e njëjtë të vitit 2020, më saktë për 1.542 denarë.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (14.4%), Objekte për akomodim dhe shërbim të ushqimit (11.5%) dhe Informacione dhe komunikim (11.3%).
Javën e ardhshme fillon dialogu social për rritjen e pagës minimale në shtet, bashkë me sindikatat dhe kompanitë. Në mënyrë plotësuese po bëhen analiza edhe për rritje të pensioneve sipas mjeteve buxhetore në dispozicion.
Qeveria është përkushtuar në rritjen e pagave, gjithçka me qëllim përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe ekonomisë në vend. Paga minimale, mesatare dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten në aspekt të përshpejtuar.