Zoran Ljutkov

Pozita e punës: 
Ministër i Kulturës dhe Turizmit
Posta elektronike: 
#
Profili në Twitter: 

#

Profili në Instagram: 

#

Фотографија: 
Biografia: 

Zoran Ljutkov është aktor i shquar. Ai lindi më 1 tetor të vitit 1977 në Veles. Me përvojë shumëvjeçare në teatër, film dhe televizion, Ljutkov është i njohur për shfaqjet e tij mbresëlënëse dhe kontributet në jetën kulturore.

Ljutkov mbaroi arsimin e lartë në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, ku mori titullin aktor i diplomuar i dramës.

Karriera e tij profesionale filloi në vitin 2000 me rolin e Lancelotit në shfaqjen "Dragoi" nga Evgenij Shvarc në Teatrin Kombëtar të Velesit. Që atëherë, ai ka luajtur role të shumta të rëndësishme në teatro të ndryshme në mbarë Maqedoninë. Ndër rolet e tij më të njohura janë: Xherardo në “Vajza dhe vdekja”; Kreonti në “Antigona dhe Kreonti”; Mbreti Ibi në “Mbreti Ibi”; Tartif në “Tartif”.

- Hamleti në “Hamlet”; Baal në “BAAL”; Don Zhuan në “Don Zhuan”, Hlestakov në “Revizor”; Herostrati në “Të harrohet Herostrati”; Klit në “Aleksandër”; Danil Harms në “Rasti D.H.”; Petar Verhenovski në “Demonët”; Romeo në “Romeo dhe Zhuljeta”; Klienti në “Në vetminë e fushave të pambukut”; Trimalhion në “Satirikon (Festa e Madhe)”.

Ljutkov gjithashtu ka përvojë të pasur në industrinë e filmit dhe televizionit. Disa nga rolet e tij më të famshme në film përfshijnë: Turku in “Pluhuri” (2001) Mbajtësi i kryqit në “Libri i fshehtë” (2002); Mirçe në “Pjesë rezervë” (2003); Filipi në "Kontakt" (2004); Mirçe në "Karaulla" (2005); Sllavko në "Kockat" (2006); Shefi i Policisë në “Pepi dhe Muto” (2016).

Në serialet televizive ai njihet për rolet e Mustafës në “Valsi i fundit”, Tomi në “Të joshur”, Regjisori në “Historia për dashurinë dhe fejesën”, Sashko në “Sashko dhe Sashka”, Aleksandri në “9 shkallë”, Krsto në “Masat tranzitore”, gjyqtari Zvonko në “Prespav” dhe Petar në “Bistra voda”.

Përveç karrierës së tij të aktrimit, Ljutkov ka marrë pjesë aktive në organizimin e ngjarjeve të ndryshme kulturore. Ai është kryetar i bordit organizativ dhe drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Dramës Antike STOBI në Veles (2009-2018), producent ekzekutiv i "Racinovi sredbi" në Veles (2014-2018), si dhe përzgjedhës i programit të dramës të IN “Ohridsko leto” në Ohër (2017-2018).

Ljutkov ka marrë shumë çmime dhe mirënjohje për punën e tij, duke përfshirë çmimin për aktorin më të mirë të ri në Festivalin e Teatrit Maqedonas “Vojdan Çernodrinski” në Prilep (2002), çmimin për actor më të mire në Festivalin Ndërkombëtar “Hëna e zhveshur” në Shkup (2014), dhe çmimi për actor kryesor më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Dramës Antike STOBI në Veles (2021).

Zoran Ljutkov e flet gjuhën angleze.