Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov sot në Sofje, si pjesë e programit të vizitës zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e vizituan universitetin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”.
Përfaqësuesit më të lartë të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” dhe të Fakultetit Ekonomik i kanë njoftuar mysafirët me programin e përbashkët të Universitetit “Harvard” nga SHBA me Universitetin Shtetëror të Sofjes në studimet pasuniversitare në Fakultetin Ekonomik, në të cilin mysafir është edhe kryeministri Bullgarisë, Petkov.
Gjatë kohës së vizitës në universitet, kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov kanë pasur takim të shkurtë me rektorin Atastas Gerxhikov në të cilin është biseduar edhe për interesin e përbashkët të të dyja qeverive që ta inkurajojnë komunikimin dhe bashkëpunimin mes universiteteve shtetërore në të dyja vendet.