Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe delegacioni qeveritarë në përbërje nga Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Sllavica Grgkovska, zëvendëskryeministre për Politika për Sundim të Mirë, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Goran Milevski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, realizuan takim me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev
Në takim Kryeministri Kovaçevski e përshëndeti shënimin e 30 vjetorit të vendimit të parë të Republikës së Bullgarisë për njohjen e Republikës së Maqedonisë më 15 janar 1992, me të cilin filloi procesi i verifikimit të vendit tonë në plan ndërkombëtar dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me disa vende.
Kovaçevski theksoi se y përvjetor, si dhe shënimi i 15 vjetorit nga anëtarësimi i Republikës së Bullgarisë si anëtare e plotë në BE, si data simbolike do të përkthehen në një datë të re, e cila do të jetë e njohur pas zgjidhjes së çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve fqinje dhe mike, të cilat do të krijojnë kushte për një të ardhme të përbashkët në familjen evropiane.
Në takim u theksua si jashtëzakonisht e rëndësishme iniciativa e parlamenteve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim më të ngushtë në formate shtesë, krahas atyre që tashmë ekzistojnë si grupe standarde parlamentare për bashkëpunim ndërmjet deputetëve të dy vendeve.