Vendimet për izolim qytetarët do të mund ti marrin përmes ueb-platformës me mbrojtje të plotë të të dhënave personale dhe pa zbulimin e tyre publik

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, me Agjencinë për Mbrojtje të të Dhënave Personale po e përgatit modelin digjital për dërgim të informacioneve dhe vendimeve për izolim për qytetarët për shkak të konfirmimit të infeksionit ose për shkak të kontaktit me person pozitiv me Kovid-19.

Modeli nënkupton se çdo qytetar i cili ka nevojë që të marrë vendimin e tij do të ketë qasje përmes ueb-faqes vetëm në vendimin e tij për izolim pa pasur qasje në të dhënat e qytetarëve tjerë të cilëve iu është dhënë vendim për izolim.

Për procedurën për qasje në vendime e cila do të zhvillohet përmes një ueb-platforme, qytetarët do të informohen me kohë në afatin e përcaktuar për zbatim të mënyrës së re të dërgimit të vendimeve për izolim për qytetarët.