Një delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe zëvendësministri Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, vendosën lule te varri i Goce Dellçev në kishën e Shën Spasit, në kuadër të manifestimeve shtetërore për shënimin e 150 vjetorit të lindjes së të madhit Goce Dellçev,
Me këto festime sot, më 4 shkurt, në ditën e lindjes së Goce Dellçevit, populli i Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesit e disa institucioneve shtetërore dhe shoqërore përkulen dhe nderojnë rolin e tij të madh historik në lëvizjen revolucionare maqedonase.
Goce Dellçev ishte frymëzuesi dhe forca shtytëse e Organizatës Revolucionare Maqedonase (MRO) i cili vazhdimisht angazhohej për unitet dhe bashkim, të cilat ai i njihte si elemente shtytëse në luftën për krijimin e një shteti të pavarur maqedonas.