“Sipas shembullit për gjithëpërfshirje të modelit për rritjen e pagës minimale, kanë filluar konsultimet dhe analizat për rritjen e pensioneve, i cili me rregullimin e rregullt ekzistues bëhet dy herë në vit dhe me pakon e mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike. për pensionistët do t'i mbrojmë dhe do ta ngremë standardin e bashkëqytetarëve tanë”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për TV Sitel.
Duke nënvizuar se me zgjidhjen e propozuar për pagë minimale, 17.000 të punësuar në sektorin publik do të kenë rritje të pagës minimale në nivel të ri prej 18.000 denarë, Kovaçevski përkujtoi se në vitet e fundit kjo Qeveri ka rritur pagat në shumë sektorë në vend edhe atë prej 25-40 % në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Arsim dhe Shëndetësi.
“Çdo rritje pagash duhet të shoqërohet me rritje të produktivitetit, efikasitetit dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se në administratën publike ka nisur një proces reformash, të cilat duhet të rrisin efikasitetin e vetë sektorit publik, gjë që do të çojë normalisht në një korrigjim të pagave, që po e përsëris, është bërë edhe në të kaluarën në shumë sektorë”, tha Kovaçevski për TV Sitel, duke theksuar se Qeveria do të bëjë gjithçka që dinjiteti i të gjithë punonjësve të sektorit publik të jetë në nivelin që meritojnë.
Kovaçevski ritheksoi se është e papërgjegjshme dhe e pavend që opozita në Kuvend të bllokojë një ligj për një vit, i cili për 4700 mësues parashikon shndërrimin e punësimit nga të përcaktuar në kohë të pacaktuar, si dhe rritje të pagave sipas koeficientëve që lidhen me pagën minimale, e cila tani është rritur, në të njëjtën kohë, tani propozon të njëjtin ligj.
“Duke qenë se jemi në një krizë energjetike që prek më së shumti grupet më të cënueshme, tashmë po punohet për një analizë për ndihmë shtesë financiare për pensionistët. Kjo mbështetje financiare, për ata që janë më të cenuarit, që kanë pensionet më të ulëta, të jetë më e lartë. Dëshirojmë të sigurojmë rritje të qëndrueshme të pensioneve për të mbrojtur standardet e jetesës së pensionistëve”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai informoi se Qeveria tashmë ka masa, gjegjësisht subvencione për qytetarët e kategorive më të rrezikuara për mbulimin e shpenzimeve të jetesës dhe veçanërisht për mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike, përveç pakove për mbështetje prej 1.000 denarë në muaj për 35.000 familje.
Metodologjia e re për harmonizimin e pensioneve, tha Kryeministri Kovaçevski, do të shpallet sapo të përfundojnë konsultimet me të gjitha palët e përfshira dhe shoqatat e pensionistëve dhe ligji i paraqitur nga opozita të vlerësohet si populizëm dhe një zgjidhje paushall e bazuar në analiza reale.