Kovaçevski - Petkov: Dialogu për integrim evropian të Maqedonisë së Veriut vazhdon

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore Kovaçevski dhe Kryetari i Këshillit të ministrave të  Republikës së Bullgarisë Petkov realizuan takim në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në takimin, ku morën pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Mariçiq dhe ministri i Jashtëm Osmani, u shpreh i kënaqur për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh përmes aktiviteteve të grupeve punuese dhe aktiviteteve konkrete të bashkëpunimit që janë shfaqur deri më tani.

Dy kryeministrat njoftuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe dialogut dhe për çështjet që duhet të zgjidhen në planin politik në periudhën e ardhshme.

Për të dy vendet dhe qytetarët, përfitimi më i madh është arritja e zgjidhjeve cilësore të mbështetura dhe të pranuara nga të dyja palët sa më shpejt të jetë e mundur.

Si aleatë të NATO-s, kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov ndanë se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë është e një rëndësie të veçantë dhe ranë dakord se integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është faktor për sigurinë e përgjithshme.