Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo.
Në mbledhje, janë konfirmuar marrëdhëniet tradicionale miqësore ndërmjet dy shteteve të bazuara në respektim të ndërsjellë dhe është shprehur transparenca për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, përmes interesimit për investime nga Maqedonia e Veriut në Kinë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në pjesën e infrastrukturës në shtetin tonë.
Bashkërisht është vlerësuar se ekzistojnë shumë sfera të ndryshme për bashkëpunim me Kinën të cilat do të kontribuojnë drejtë avancimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Sa i përket situatës në Ukrainë, Kryeministri Kovaçevski e përsëriti pozicionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në linjën e partnerëve strategjikë, NATO, SHBA dhe BE për dënim më të ashpër të pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksione drejtë Federatës Ruse.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet anëtar i NATO-s, me aspirata për anëtarësim në BE dhe se vazhdon të zhvillohet në atë drejtim.