Nga konferenca për shtyp e zëdhënësve të Qeverisë: Rritje rekorde e pensioneve prej mbi 10.000 denarë në nivel vjetor

Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp, informuan për vendimet dhe konkluzat nga mbledhja e rregullt e 32-të e Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet në interes të opinionit dhe mediave.

Zëdhënësit informuan se në mbledhjen e Djeshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi  dhe e miratoi  Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022.

Me Planin Operativ, siç theksuan, përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim. Qëllimi është të sigurohen vende të reja të punës, mbështetje për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit, veçanërisht të  të rinjve, të papunëve afatgjatë dhe shfrytëzuesve të ndihmës sociale, si dhe mbështetje për personat e papunësuar të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, gjegjësisht  nga data 11 mars 2020.

 Plani Operativ për punësim pritet të përfshijë 14.685 persona, ndërsa për programet, masat dhe shërbimet për punësim janë paraparë mbi 1,8 miliardë denarë.

Në konferencë për shtyp u thksua se në mbledhjen e djeshme t Qeverisë është shqyrtuar dhe është miratuar Informacioni për nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës të Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e të rinjve dhe sportit.  

dhe solli vendim që të lejojë hyrjen dhe qëndrimin e forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “Swift Response - 22”, që është pjesë e stërvitjes “Defender Europe 22” me pjesëmarrje të një numri të madh të pjesëtarëve të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s dhe Partneriteti për paqe.

Qëllimi i këtij Memorandumi është thellimi i marrëdhënieve në  mes dy vendeve, përkatësisht avancimit të bashkëpunimit mes të rinjve edhe në sferën e sportit.

Zëdhënësit informuan se në mbledhjen e djeshme Qeveria e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunësit administrativë për harmonizimin e pagave të nëpunësve administrativë në raport me pagën minimale në nivel nacional.

Qeveria gjithashtu e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për pensione për muajin mars të vitit 2022. Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor ti dorëzoj të dhënat për pensionet deri te bankat komerciale deri më 28 mars. Bankave komerciale Qeveria u rekomandoi të sigurojnë që pensionistët të mund të marrin pensionet e muajit marsit përmes rrjetit të bankomateve  dhe në rrjetin tregtar nga data 29.03.2022.

Në pensionin e muajit mars janë përfshirë 1.000 denarë të cilat si ndihmë shtesë financiare, pensionistët do t’i marrin edhe në pensionin e muajit prill dhe muajit maj.

Zëdhënësit theksuan se me këtë harmonizim, si dhe me modelin e ri për rritjen e vazhdueshme të pensioneve, që do të fillojë të zbatohet me pensionin e shtatorit, pensionistët këtë vit kanë gjithsej rritje vjetore në vitin 2022 prej mbi 10,000 denarë, që është rritje rekord e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut.

Zëdhënësit informuan se mbledhja e Këshillit Ekonomik-Social është në vazhdim dhe se pas përfundimit të saj opinioni do të njoftohet për konkluzionet e mbledhjes.

Në pyetjen për numrin e refugjatëve të mundshëm nga Ukraina që mund të pranojë Republika e Maqedonisë së Veriut, zëdhënësit informuan se vendi ynë nuk është në rutën e refugjatëve siç ishte rasti me refugjatët nga Siria. Ata theksuan se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme po marrin masa të koordinuara për marrjen e çdo refugjati dhe akomodimin e tyre.

U theksua se Ministria e Financave përmes Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta u ngarkua të sigurojë 120 milionë denarë për akomodim hotelierik për refugjatë potencial, por që deri më tani nuk ka persona që kanë kërkuar statusin e refugjatëve.

 
Në pyetjen gazetareske lidhur me masat dhe rekomandimet e reja në lidhje me situatën me KOVID-19, u përgjigj se të gjitha propozimet dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse do të shqyrtohen në mbledhjen e Shtabit kryesor koordinues i krizës, që pritet të mbahet këto ditë, ndërsa procesverbali nga mbledhja do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, kur pritet të merret vendimi lidhur me rekomandimet e propozuara të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.