“Çmimi i energjisë elektrike është rritur gjithkund për 4-5 herë, diku edhe më shumë. Ajo që e bëri Qeveria, e para është rritja e prodhimit të energjisë elektrike në shtet edhe ajo është e rritur. E dyta, kur bëmë buxhetin për vitin 2022, ne kemi lënë një rezervë në buxhet në vlerë prej 130 milionë euro që së pari të mund të sigurojmë likuiditet për kompanitë energjetike në vend dhe këtu e kam parasysh EMV-në, MEPSO-n por edhe EVN si një nga lojtarët e mëdhenj në industrinë pa të cilën nuk do të kemi shpërndarje të energjisë elektrike, ndërsa bëhet fjalë për një kompani private të huaj që është solidarizuar në këtë krizë”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Kryeministri Kovaçevski shtoi se edhe krahas këtyre masave, Qeveria e subvencionon çmimin e energjisë elektrike për qytetarët.
“Në bazë të atij koncepti, ne po e subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike për qytetarët në vlerë prej rreth 80%, që do të thotë se nëse nuk është subvencionim, çmimi i rrymës që paguajnë qytetarët do të ishte mesatarisht më e lartë se 2.150 denarë në muaj ", nënvizoi Kryeministri Kovaçevski dhe tha se të njëjtin shembull duhet ta ndjekin edhe komunat, të cilat duhet të kursejnë në kohë krize.
“Sa u përket komunave edhe ato kanë pasur mundësi të realizojnë buxhetet siç kemi bërë buxhetin e shtetit me rezerva të energjisë elektrike, duke ulur shpenzimet joproduktive, sepse të mos harrojmë që shteti uli shpenzimet aktuale gjatë planifikimit të Buxhetit për vitin 2022 për 8%, si dhe me vendim të Qeverisë janë kufizuar të gjitha blerjet e mobiljeve, veturave e kështu me radhë, gjë që ndikon edhe në uljen e shpenzimeve jo thelbësore. Shpenzimet e përfaqësimit janë ulur për 50% dhe është zvogëluar numri i zyrtarëve që udhëtojnë jashtë vendit”, sqaroi Kryeministri Kovaçevski.