Në konferencën e sotme për shtyp të zëdhënësve në emër të komuniteti rom mbajti fjalim Ellvis Memeti, këshilltar i Kryeministrit për përfshirjen e romëve, i cili iu referua politikave thelbësore për përparimin e Komunitetit rom, duke theksuar se romët në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë potencial të udhëheqin çështjen e integrimit të tyre dhe të jenë shembull për të tjerët në rajon.
Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut me Strategjinë për përfshirjen e romëve 2022–2030 çështjet për përfshirjen e qytetarëve të këtij komuniteti në strukturat e shoqërisë janë pjesë e politikave publike të Qeverisë për të barazuar shkallën e përfshirjes dhe integrimit të të gjitha bashkësive etnike.
Investimi në zhvillimin e komunitetit rom, siç theksoi këshilltari për Përfshirjen e Romëve Memeti, ka përfitime afatgjata në aspekt të përmirësimit të kohezionit social dhe statusit ekonomik të romëve. Përfshirja e romëve në shoqëri kontribuon pozitivisht në arritjen e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, si dhe në vlerësimet pozitive në pjesën e kapitullit 23 që ka të bëj me avancimin e fushës së drejtësisë dhe të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve në vend, pavarësisht se cilës bashkësi etnike i përkasin.
Këshilltari Memeti njoftoi se janë ndarë 73.372.000 denarë për përkrahjen e zbatimit të Strategjisë për Romët për vitin 2022, që është një rritje prej 14.128.000 denarë në krahasim me buxhetin për vitin 2021.
Prioritetet për vitin aktual janë vendosur në rritjen e potencialit ekonomik të komunitetit rom, si dhe rritjen e përfaqësimit të romëve në institucionet.
Gjithashtu, siç nënvizoi Memeti, për çështjen e banimit janë aktuale disa projekte të filluara në Komunën e Shuto Orizares dhe Vinicës, Komunën e Kërçovës, Manastirit, Prilepit, Shtipit, me të cilat punohet në renovimin e shtëpive të kategorive të cenueshme sociale, ndërtimin e shtëpive tipike, si dhe ndërtimin e banesave kolektive.