Kovaçevski: Fëmijët duhet të qëndrojnë në shkollë me sindikatën do të kërkojmë zgjidhje

Ne kemi një ligj shumë të qartë në lidhje me organizimin e grevës në të gjitha pjesët. Shkollat, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, komunat kur është fjala për arsimin fillor duhet të organizojnë procesin e punës, pasi që fëmijët duhet të kenë arsim, sidomos pasi dolëm nga një periudhe pandemie gati pas 2 vitesh ku fëmijët duhej të qëndronin në shtëpi. Këtë e deklaroi Kryeministri Kovaçevski, si përgjigje e pyetjes së gazetarëve për grevën e paralajmëruar të punonjësve në shkollat dhe çerdhet.

“Unë e di që nuk ka qenë e lehtë për askënd, por shpresoj që në periudhën e ardhshme do të gjejmë një zgjidhje dhe fëmijët në fillim do të qëndrojnë në shkollë, mësimi duhet të vazhdojë , ndërsa me sindikatën do të gjendet zgjidhje.