Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot vizitoi manastirin Shën Jovan Bigorski, ku u prit nga igumeni i manastirit, peshkopi Antaniski z. Patrinej. Kryeministrin Kovaçevski ishte i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi.
Gjatë vizitës në kompleksin e manastirit, Kryeministri Kovaçevski u njoh me historinë dhe misionin e manastirit Shën Jovan Bigorski, si një nga qendrat më të rëndësishme monarkiste dhe shpirtërore në historinë e Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit.
Kryepeshkopi Antaniski z. Partenij, si igumen i manastirit, Kryeministrit Kovaçevski ia prezantoi artefaktet më të rëndësishme dhe jashtëzakonisht të rëndësishme në kishën e manastirit Shën Jovan Pagëzuesi, në të cilin vend dominues ka ikonostasi i bukur dhe i vetmi i këtij lloji në Ortodoksi, vepër kryesuese e gdhendësve mijakë, Petre Filipovski - Garkata nga f. Gari me bandën e tij dhe Makarij Fërçkovski nga Galiçniku.
Gjatë shqyrtimit të përmbajtjeve të manastirit, Kryeministri Kovaçevski theksoi se me vendimin historik për kthimin e KOM-AO, në unitetin kanonik me kishat e tjera ortodokse, bukuritë dhe atmosfera shpirtërore e frymëzuar e manastirit të Shën Jovan Bigorski, bëhen të disponueshme për besimtarët e të gjitha kishave ortodokse simotra për të dëshmuar unitetin dhe bashkimin kishtar, si një nga vlerat më thelbësore të krishterimit ortodoks.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se me pranimin e Kryepeshkopatës së Ohrit si kishë kanonike nga Patriarkana Ekumenike dhe autoqefalisë së miratuar para pak kohësh nga KOM, janë inkorporuar veprat e mëdha të të gjithë të mëdhenjve kishtarë dhe shpirtërorë të historisë sonë që kanë marrë pjesë në krijimin dhe afirmimin e identitetit të popullit maqedonas dhe pranimin e Kryepeshkopatës së restauruar të Ohrit në personin e KOM-it si të barabartë dhe zyrtarisht të pranuar në bashkësinë e kishave ortodokse.
Vizita në manastirin Shën Jovan Bigorski përfundoi në konakun me ambientin e tij autentik të brendshëm, sinodikoni dhe dhoma e pritjes për mysafirët të cilët në numër të madh vizituan këtë kishë të bukur të KOM-AO.