Samiti i “Ballkanit të Hapur”, i mbajtur në Ohër dhe nikoqir i të cilit ishte Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përfundoi me sukses dhe rezultoi me marrëveshje të nënshkruara, të cilat kanë përfitime konkrete pozitive për qytetarët e rajonit në fushën e turizmit, kulturës, bashkëpunimit të administratave tatimore. të vendeve të iniciativës.
Kryeministri Kovaçevski në ceremoninë përfundimtare, në drekën e shtruar për liderët, pjesëmarrësit dhe të ftuarit në Samit, falënderoi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si ekipe operative, për përkushtim dhe angazhim të tërësishëm në realizimin e të gjitha aktiviteteve që dalin nga periudha përgatitore para organizimit të Samitit “Ballkani i Hapur” në Ohër.
Kovaçevski falënderoi Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, të cilët në Ohër mbërritën si mysafirë dhe shprehu shpresë se nisma së shpejti do të zgjerohet edhe në vendet e tjera të rajonit.
Kryeministri Kovaçevski përshëndeti edhe praninë e Komisionarit për Politikë Evropiane Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Oliver Varhei, si dhe video fjalimin e Gabriel Eskobar, zëvendës-ndihmës Sekretar Shtetëror i SHBA-ve dhe i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu, Kryeministri theksoi pjesëmarrjen e bashkësive afariste të rajonit, të cilët i pranuan të gjitha nismat dhe me mbështetje të pa rezervë morën pjesë në krijimin e politikave për lehtësimin e bashkëpunimit dhe lidhjes rajonale, për qarkullim të lirë të udhëtarëve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, si bazë për zhvillimin më të madh të ekonomive.
“Dyert e Ballkanit të Hapur mbeten të hapura. Jeni të mirëseardhur në çdo kohë. Të urojmë njëri tjetrin për realizimin me sukses të Samitit në Ohër. Të shihemi së shpejti me energjinë e njëjtë dhe me ideja dhe projekte të reja për avancimin e bashkëpunimit tonë.
Të vazhdojmë të ndërtojmë fytyrën e re të Ballkat. Ballkanin e shekullit 21. Ballkanin e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe përparimit", tha Kryeministri Kovaçevski në dollinë përmbyllëse, me të cilin u përmbyll me sukses Samiti "Ballkani i Hapur" në Ohër.
Me këtë rast, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, Kryeministrit Kovaçevski, Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u dhuroi mirënjohjen “Pllakë e madhe për nder të shënimit të 100 vjetorit të formimit të Odës Ekonomike”, të cilën Oda ua dhuron për kontributin e veçantë për integrimin rajonal të biznesit.
Në Samitin "Ballkani i Hapur" në Ohër u nënshkruan, Marrëveshja për bashkëpunim e Ballkanit Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe titujve shkencorë të lëshuar në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara, Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në fushën e turizmit, Memorandumi për bashkëpunim në kulturë dhe Memorandumi për mirëkuptim dhe bashkëpunim të administratave tatimore ndërmjet vendeve të rajoni.
Gjatë nënshkrimit të dokumenteve nga tre shtetet nismëtare të “Ballkanit të Hapur”, në kuadër të Samitit në Ohër, paraprinin disa panel sesione, në të cilën mbajtën fjalim liderët, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, odave ekonomike dhe institucioneve të tjera të ndryshme, ku u theksua se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lidhura ngushtë dhe se bashkëpunimi i tyre është një shtysë për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe progresin e secilit vend veçmas.
Në Samitin e nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër, u ra dakord për realizimin e shpejtë të marrëveshjes dhe zhvillimin e projekteve të reja për lehtësimin e jetës së popujve të rajonit, të cilat do të përcaktohen në takimet e ardhshme të punës në Beograd dhe Tiranë.