Kovaçevski: “Ballkani i Hapur” hapi rrugë për ballafaqim të përbashkët me sfidat për sigurimin e ushqimit dhe energjisë elektrike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Samitin e “Ballkanit të Hapur” në Beograd, bashkë me liderët nga rajoni dhe me anëtarët e grupit të krizës për ushqim dhe energji, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave , drejtorët, Sllavica Kutirov e Drejtorisë Doganore dhe Nikolla Babovski i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, si dhe me kolegët e tyre nga rajoni diskutuan për prioritetet e të gjitha qeverive në kushte të krizës energjetike dhe kjo është furnizim papengesë me ushqim dhe energji elektrike.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski nënvizoi se bashkëpunimi i Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të Ballkanit të Hapur, hapi rrugën për përballimin e përbashkët të sfidave të sigurimit të ushqimit dhe energjisë për qytetarët, në kushtet e përpjekjet e të gjitha vendeve të botës, për t’u ballafaquar me pasojat nga lufta në Ukrainë dhe pandemia.

Në takim u diskutua për rëndësinë që të tre vendet të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të ndërprerjes së furnizimit me ushqim, si pasojë e krizës globale, kur ndonjë nga vendet tona do të përballej eventualisht me mungesë në furnizimin e tregut vendor, me bazë bujqësore dhe produkteve ushqimore. Në takim u diskutua për lehtësimin e procedurave të eksportit dhe importit, si dhe furnizimin reciprok të lëndëve të para për produktet ushqimore bazë.

Liderët e nismës “Ballkani i Hapur” nënvizuan se në këto kohë krize asnjë nga vendet nuk do të mbetet vetëm, duke theksuar se ajo që për një vend do të thotë një donacion i vogël, për një tjetër është zgjidhja e një problemi të madh.
 
Liderët e shteteve theksuan se do të përpiqen për shfrytëzimin maksimal dhe krijimin e kapaciteteve të reja të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski dha mbështetje për bashkëpunimin e planifikuar me qëllim të nxitjes dhe mbështetjes së investimeve të shteteve, veçanërisht në sferën e ndërtimit të kapaciteteve për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë, prodhimin e energjisë së gjelbër, si dhe lidhjen e sistemet e gazit dhe energjisë elektrike.

Në takim, grupet e punës e theksuan rëndësinë që me marrëveshjet që do të nënshkruhen në Samit, do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët, para së gjithash vendet duhet të ndihmojnë njëra-tjetrën.

Anëtarët e grupit të punës nga vendi ynë në fushën e energjetikës theksuan se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe ministrive tjera dikasteriale, po punon edhe në vënien në funksion të të gjitha potencialeve energjetike në vendin tonë në përpjekjet për t'u përballur me gjendjen energjetike.