Ditën e kaluar janë prodhuar 17.261 MWh energji elektrike dhe tërësisht janë plotësuar nevojat për rrymë elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël

SHA EMV më 25.12.2022 prodhoi  17.261 MWh energji elektrike, duke plotësuar tërësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. 

Në termoelektranat janë prodhuar  11.754 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 5.507 MWh.
 

Ditën e kaluar përmes EVN Shitje janë furnizuar 1.120 MWh energji elektrike. Kjo është energji elektrike për spitale, kopshte për fëmijë, shkolla, ndërmarrje publike, kapacitete nga industria ushqimore dhe objekte të tjera infrastrukturore vitale në vend.

* Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 25.12.2022.