Nga konferenca për shtyp e zëdhënësve të Qeverisë dhe bashkëpunëtorit Andonov: Prodhimi i rrymës porritet dhe në janar ka shitje të tepricave gjatë natës; Miratohet Programi për punën e Qeverisë për vitin 2023

Në konferencën për shtyp të zëdhënësve të Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha dhe bashkëpunëtorit për Energjetikë, Viktor Andonov, u prezantuan informacionet e fundit për gjendjen energjetike në vend dhe vendimet nga mbledhje e 121-të e Qeverisë.

“Para fundit të muajit janar, ndërsa në pikun e sezonit të ngrohjes, ne arritëm me menaxhim të mirë të punës së objekteve energjetike për prodhim të energjisë elektrike të plotësojmë 100% nevojat e tregut të rregulluar për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si dhe të objekteve të infrastrukturës vitale shtetërore. Sipas detyrimeve ligjore për vitin 2023, EMV-ja ka obligim të furnizojë tregun e rregulluar me vetëm 50% të energjisë elektrike të prodhuar nga objektet e tyre, por për të përballuar më lehtë krizën, Qeveria i ka dhënë obligim EMV-së që të rrisë prodhimin e saj dhe të furnizojë 100% të tregut të rregulluar, pra amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël”, tha bashkëpunëtori për Energjetikë, Andonov.

Bashkëpunëtori Andonov shtoi se për përballimin më të lehtë të krizës dhe uljen e lëvizjeve inflatore në çmimet e produkteve ushqimore bazë, Qeveria ka detyruar EMV-në që të sigurojë energji elektrike me çmime fikse dhe të subvencionuara, më të ulëta se çmimet e tregut.

Në muajin janar, EMV-ja plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël nga prodhimi i saj, ndërsa në pjesën më të madhe të muajit, furnizime shtesë për sektorët e synuar u siguruan edhe nga vetë prodhimi i EMV-së, pa bërë blerje shtesë. Ky është rezultat i përpjekjeve të Qeverisë për vënien në funksion të të gjitha kapaciteteve energjetike në dispozicion, dhe pas një periudhe të gjatë kohore, të gjitha kapacitetet në dispozicion, përfshirë edhe TEC Negotinon, janë përfshirë në rrjet gjatë muajit janar. Synimet kryesore të vendosura nga Qeveria janë arritur, çmimi i energjisë elektrike për pjesën më të madhe të amvisërive nuk është rritur, ndërsa për konsumatorët e vegjël është ulur me rreth 20 %, ndërsa prodhimi vendor është në rritje dhe është stabilizuar në kushtet e krizës energjetike evropiane”, theksoi Andonov.

Ai tha se në muajin janar kemi regjistruar prodhimin dhe eksportin e tepricave të energjisë elektrike gjatë natës dhe theksoi se që nga fillimi i vitit janë prodhuar dhe shitur gjithsej 3,390 MWh teprica të energjisë elektrike gjatë natës, nga të cilat 1,140 Mwh në çmimi prej 103 euro për megavat orë dhe 2,540 Mwh me çmimin 98 euro për megavat orë.

“Bilanci ditor energjetik për 24 janarin tregon se totali i prodhimit vendor i energjisë elektrike është 16,579 MWh energji elektrike, nga të cilat 11,325 MWh janë nga termocentralet dhe 5,254 MWh nga burimet e ripërtërishme. Me këtë prodhim të energjisë elektrike plotësohen 100% nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjektet tjera vitale shtetërore”, tha Andonov.

Njëkohësisht, ai konstatoi se sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe funksional në periudhën e ardhshme për shkak të reshjeve të paralajmëruara të borës dhe motit më të ftohtë, tha se gjendja do të monitorohet me kujdes dhe do të merren masat e duhura në kohë,  ndërsa opinioni do të informohet për të njëjtën në kohën e duhur.

Zëdhënësi Arsovski informoi për Planin për vendosjen e identitetit elektronik nacional për çdo qytetar që u shqyrtua dhe u miratua në mbledhjen e djeshme,  së bashku me Planin e realizimit.

Ai tha se projekti mundëson dy funksionalitete bazë, identifikimin elektronik dhe nënshkrimin elektronik, me mundësi zgjerimi të mëtejshëm dhe duhet të përdoret në të gjitha proceset dhe transaksionet e biznesit që përdorin shërbime elektronike, pavarësisht nëse janë shërbime nga sektori publik, privat, ndërveprime ndërmjet individëve ose përfaqësojnë lidhjen e kontratave ndërmjet disa personave fizik.

“Këtë projekt e konsiderojmë si shtyllë mbështetëse për transformimin digjital të shoqërisë, pasi do të mundësojë qasje të unifikuar për shfrytëzimin e shërbimeve elektronike dhe shkëmbimin e të dhënave, si në shtet ashtu edhe jashtë saj”, tha zëdhënësi Arsovski.

Zëdhënësi Hoxha informoi për i Programin e Punës së Qeverisë për vitin 2023, i cili u miratua në mbledhjen e fundit.

“Qëllimet kryesore dhe prioritetet e këtij Programi janë: Sigurim i rritjes ekonomike të përshpejtuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, standard më i lartë jetësor dhe jetë cilësore e qytetarëve, udhëheqje e suksesshme e bisedimeve aderuese me Bashkimin Evropian, avancim i tranzicionit energjetik, investim në efikasitet energjetik dhe zhvillim të gjelbër, ulje e ndotjes së ajrit dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike, ballafaqim me pasojat nga pandemia botërore shkaktuar nga KOVID-19 dhe kriza të tjera, avancim i politikës mbrojtëse në funksion të zhvillimit, pavarësisë, integritetit territorial, sigurisë së qytetarëve dhe sigurisë kolektive, zbatimi i plotë i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ndërtimi i një shteti civil me kohezion etnik dhe social, bazuar në parimet e tolerancës dhe respektit reciprok, sigurim i sundimit të ligjit dhe pavarësisë në gjyqësor, rritje e cilësisë në arsim të qasshëm për të gjithë, sipas kërkesës së tregut të punës, zhvillimin dhe promovimin e kulturës dhe sportit, administratë publike profesionale dhe efikase, e mbështetur nga digjitalizimi intensiv, struktura optimale dhe proceset dhe teknikat inovative”, theksoi zëdhënësi Hoxha.